Luftoni me rënien e flokëve? “Stresi shpejton prodhimin e DHT, një hormon që dëmton gjëndrat e flokëve”, thotë Anna Cabeca.
Për fat të mirë, zbutja e DHT për t’i mbajtur flokët të trasha është e lehtë!
Më poshtë gjeni disa mënyra se si ta arrini atë:
Masazhoni folikulat tuaja
DHT në lëkurën e kokës i bën fijet e holla, delikate dhe të prirura për rënie, thotë mjeku i dyfishtë i certifikuar nga bordi Amy Shah.

Por, pastrimi i kokës çdo ditë me një masazhues mund të ndalojë rrallimin e tij, plus mundëson trashjen e diametrit të fijeve të reja.
Vaj esencial i mentës
Vaji esencial i mentës rrit dhe trashë flokët më shumë, thonë studiuesit koreanë. Bllokon prodhimin e DHT dhe përmirëson qarkullimin në gjëndrat e flokëve, shkruan First For Women.

Si ta arrini: Përzieni 1 pikë vaj esencial mente në 1⁄4 filxhan ujë dhe spërkateni në lëkurën e kokës çdo ditë.
Çaj i gjelbër
Konsumimi i disa gotave çaj të gjelbër të ftohtë çdo ditë, ndihmon në trashjen e flokëve në vetëm tre muaj. Studiuesit thonë se përbërja e çajit të gjelbër ul prodhimin e DHT-së, ndërsa antioksidantët zgjasin fazën e rritjes së flokëve. “Çaji i gjelbër nuk ka asnjë efektet anësor”, shton Lorraine Maita.

Burimi: /Telegrafi/