Vajzën 3-vjeçare në Greqi e merr era në det të hapur, shpëtohet mrekullisht nga një target

0
62

Një fëmijë 3 vjeçar është shpëtuar prej një trageti që operon në linjën Rio-Antirio në Patër, Greqi.

Sipas burimeve lokale, vogëlushja ndodhej në një kamërdare, në kohën që u shty nga era në det të hapur. Ka qenë një udhëtar i tragetit që e zbuloi vogëlushen dhe lajmëroi stafin e tragetit, marinarët e të cilit mundën të shpëtojnë atë.

Vlen të përmendet e fëmija u gjet në mes të distancës prej 1.6 miljesh, dhe drejtimi ishte drejt gjirit të Korinthit.

Familjarët po e kërkonin në panik vogëlushen ne breg të plazhit aty pranë, dhe pak më vonë kanë qenë rojet bregdetare që ua dorëzuan vogëlushen duke iu treguar seku u gjet fëmija.

Nën shoqërimin e rojës bregdetare dhe të afërmve ajo u dërgua në spitalin e Rios për një kontroll rutinë dhe në vazhdim u dërgua në banesë, pa shenja paniku. Roja bregdetare njoftoi se do të hapë hetime lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Për momentin behet me dije se prindërit e vogëlushes do të thirren për të dhënë shpjegime, ndoshta ndaj tyre do të ngrihet edhe akuzë për braktisje të mituri.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here