Varfëria nuk është ajo çka njerëzit kanë ne xhepa, por ajo çka kanë në zemra!!!

0
109

Shkon një punëtor tek një farmaci dhe i drejtohet farmacistit: “A keni një ilaç për çimento?!”

Me një të qeshur ironike, farmacisti ia kthen: “Po kemi, madje kemi ilaç edhe për gurët edhe për hekur. Kemi dy lloje, një të shkëlqyer që vjen nga jashtë dhe një normal, prodhim vendi – cilin e dëshironi?!”

Punëtori i tha: “Ma jep atë të shkëlqyerin që vjen nga jashtë!”

“Po të them që në fillim që ajo që kërkon është e shtrenjtë, por ti si të duash” – vazhdonte talljen e tij farmacisti ndaj punëtorit.

Në ato momente punëtori ngriti dorën dhe i tha: “Unë jam punëtor çimentoje…duart e mia janë çarë dhe acaruar prej saj dhe nuk mundem t’a përkëdhel fytyrën e vajzës sime të vogël pasiqë kam frikë se e lëndoj atë, prandaj nëse e ke me të vërtetë atë lloj ilaçi ma jep dhe unë do të mundohem ta paguaj çmimin e saj sado që të jetë!”

Në ato momente, farmacistit i ngriu buzëqeshja në fytyrë dhe fjalët i ngecën ne grykë…i’u kujtuan femijët e tij që kishte shumë kohë që nuk i ledhatonte e nuk i përkëdhelte.

Aty e kuptoi që varfëria nuk është ajo çka njerëzit kanë ne xhepa, por ajo çka kanë në zemra!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here