Vetëm 8 për qind e femrave ndjehen se janë rrugës së duhur drejt suksesit!

0
92

Sipas një anketimi të ri me 1,000 gra, 92 për qind e tyre kanë deklaruar se nuk janë duke e vendosur në praktikë ambicien e tyre profesionale.

Anketimi, i kryer nga ‘Greenwich School of Management, u ka kërkuar pjesëmarrësve ta vlerësojnë kënaqësinë e tyre të punës, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm 8 për qind e grave të anketuara kanë deklaruar se ndihen se janë në rrugën e duhur drejt suksesit në punën aktuale që kanë.

Arsyet për këto ndjenja ndryshojnë nga një grua në tjetrën, ku 26 për qind e tyre kanë thënë se nuk munden t’i përkushtohen krejtësisht karrierës shkaku i angazhimeve familjare, ndërsa 24 për qind prej tyre kanë deklaruar se mungesa e vetëbesimit është shkak i mossuksesit.

Ndërsa statistika nga anketime tjera tregojnë se 25 për qind e grave ndjehen se kanë një punë, e jo një karrierë. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here