Sipas një anketimi të ri me 1,000 gra, 92 për qind e tyre kanë deklaruar se nuk janë duke e vendosur në praktikë ambicien e tyre profesionale.
Anketimi, i kryer nga ‘Greenwich School of Management’, u ka kërkuar pjesëmarrësve ta vlerësojnë kënaqësinë e tyre të punës, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm 8 për qind e grave të anketuara kanë deklaruar se ndihen se janë në rrugën e duhur drejt suksesit në punën aktuale që kanë.
Arsyet për këto ndjenja ndryshojnë nga një grua në tjetrën, ku 26 për qind e tyre kanë thënë se nuk munden t’i përkushtohen krejtësisht karrierës shkaku i angazhimeve familjare, ndërsa 24 për qind prej tyre kanë deklaruar se mungesa e vetëbesimit është shkak i mossuksesit.
Ndërsa statistika nga anketime tjera tregojnë se 25 për qind e grave ndjehen se kanë një punë, e jo një karrierë.
Burimi: /Telegrafi/