Çka duhet të dini për gjumin dhe larjen e të posalindurit?

Must Try

BubrreciTV
BubrreciTVhttp://www.bubrreci.tv
Bubrreci TV prodhon kenge dhe video animacione per femije ne gjuhen shqipe.

Pas ushqimit, një ndër gjërat më të rëndësishme qe lidhet direkt me shëndetin dhe mirëqenien e bebit, është edhe gjumi. 

Gjumi është thelbësor për bebet, sepse ka një efekt të drejtpërdrejtë në zhvillim fizik dhe atë psiqik të fëmijës. Bebet e posalindura mund të flejnë deri në 17 apo 18 orë në ditë. Prindërit duhet ta kenë parasysh që cikli i gjumit tek bebet mund të jetë goxha i çrregullt. Për disa javë ju do ta vëreni se gjumi i bebit tuaj zgjat nga 30 minuta deri në 3 orë, mirëpo kjo mund të ndryshojë përgjatë 24 orëve. Nga java e gjashtë, ju do të vëreni disa shenja të përmirësimit në gjumin e bebit tuaj, i cili do të jetë më i strukturuar. 

Shenjat e pagjumësisë tek të posalindurit tregohen në rastet kur ata fillojnë të qajnë apo të fërkojnë sytë e tyre. Në momentin që e shihni se bebi ka filluar të ndjehet i/e përgjumur, duhet që menjëherë ta vëni në gjumë. Nëse edhe ju vet nuk po arrini të fleni sa duhet, është mirë që të mundoheni ta shfrytëzoni kohën sa bebi juaj është në gjumë gjatë ditës dhe të bëni një sy gjumë.

Nuk është e nevojshme që foshnjet e posalindura të lahen për çdo ditë. Larja e tyre dy apo tre herë në javë është mëse e mjaftueshme. Në fillim, është e domosdoshme që ta pastroni bebin tuaj duke përdorur sfungjer për dush. Larja në vaskë mund të bëhet vetëm pasi bebit t’i bjerë kordoni i kërthizës, në mënyrë që të evitohet ndonjë infeksion i mundshëm.

Mirëmbajtja e lëkurës së bebes tuaj, poashtu kërkon një kujdes të veçantë. Lëkura e bebeve është zakonisht shumë e butë dhe delikate. Për këtë arsye rekomandohet të përdorni produkte që janë të dedikuara veçanërisht për bebet. Mirëpo, para se të bleni çdo produkt, më e mira është që të konsultoheni me pediatrin e fëmiut tuaj. Tek një numër i madh i bebeve, herë pas here shfaqen të skuqura apo puçrra në lëkurë, e që është plotësisht normale. Sidoqoftë, nëse ju duket që bebi juaj është irritur nga kjo apo ka temperaturë, ju duhet që menjëherë të kërkoni këshilla nga mjeku i bebit tuaj.

Si të gjithë të tjerët, ashtu edhe foshnjet e posalindura ndonjëherë kanë nevoja të veçanta që kërkojnë vëmendje. Në momentin që ju i jepni bebit tuaj ilaçin, është e rëndësishme që të veproni sipas udhëzimeve të mjekut dhe të keni njohuri mbi dozën e saktë që duhet dhënë, ashtu siç e ka përshkruar mjeku. Nganjëherë mund të ju sugjerohet që të filloni më një dozë të vogël që të siguroheni se ilaçi nuk shkakton ndonjë kundërefekt të bebi.

Informatat e dhëna në këtë artikull shërbejnë vetëm për informim të përgjithshëm dhe asesi nuk duhet të merren si zëvendësim i këshillave të profesionistëve mjekësor.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest Recipes

- Advertisement -

Më shumë artikuj të ngjajshëm

- Advertisement -