Padyshim që një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet të keni prioritet pasi të bëheni prind, është kujdesi ndaj bebit tënde. Ka shumë gjëra që duhet t’i keni parasysh, në mënyrë që bebi juaj të ketë gjithë vëmendjen që i duhet.
Para së gjithash, rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet ushqimit sa më të shëndetshëm për bebin tuaj. Pjesa kryesore e vendimit nëse do ta ushqeni bebin me gji apo me shishe varet direkt nga ju dhe ajo se si ju rekomandon mjeku juaj. Megjithatë, gjidhënia është dëshmuar si mënyra më e mirë për të ushqyer foshnjen e posalindur, për shkak të dobive të shumta që ofron.
Disa studime mjekësore kanë ardhur në përfundim së bebet e ushqyera me gji kanë më pak tendenca të jenë shumë të ndjeshme (hipersensitive) më vonë gjatë jetës, krahasuar me ato që janë ushqyer me shishe. Kjo ndodh kryesisht për shkak se qumështi i nënës përmban enzime natyrale dhe antitrupa, të cilat mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit të bebit ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Përveç kësaj, disa mjekë gjithashtu besuan se qumështi i gjirit është përgjegjës edhe për intelektin superior pasi që fëmiu të rritet dhe zhvillohet plotësisht.