Institucionet Parashkollore Private në rrezik nga Covid-19

0
109

Nga Institucionet Parashkollore Private në Gjakovë

Në mënyrë që Institucionet Parashkollore Private të mbijetojnë, fëmijët të rikthehen në kopshtet e tyre, kemi nevojë për ndihmën tuaj.

Situata e shkaktuar nga pandemia Covid-19, ka dëmtuar shumë shëndetin, mirëqenjen dhe standardin jetësor në përgjithësi e atë ekonomik në veçanti në mbarë botën.

Ne jemi 10 Institucione Private të Edukimit Parashkollorë dhe duke parë që secili nga kopshtet tona është prekur shumë nga situata që pandemia Covid ka shkaktuar, dhe në mënyrë që të rimëkëmbemi e të mbijetojmë kemi nevojë për përkrahje.

Duke pasur parasysh  standardin e ultë ekonomik të vendit tonë, Kosovës. Dihet se përballja me rimëkëmbjen ekonomike me gjithë rritjen e vazhdueshme të të infektuarve nga COVID-19 si gjendje e përgjithshme është e rënduar.

Qeveria e Kosovës, si masë parandaluese e përhapjes së virusit ka mbyllur të gjitha Institucionet e Edukimit Parashkollor Publik dhe Privat për here të dytë, duke bërë shumë të vështirë qëndrueshmërinë e institucioneve parashkollore private në nivel vëndi dhe duke vënë në rrezik mirëqenjen e përgjithshme të fëmijëve që deri më tani kanë qenë pjesë e këtyre kopshteve.

Shumë fëmijë, kanë mbetur pa rutinen e organizuar ditore, që kopshtet dhe qerdhet ofrojnë. Qëndrimi i fëmijëve në shtëpi, ka pamundësuar që njëri nga prindërit të punojë dhe kjo ndikon në përkeqësimin e kushteve financiare brënda familjes. Fëmijët gjatë kësaj përiudhe rrezikojnë të iu ekspozohen shumë ekraneve elektronike, gjë që ndikon në humbjen e dëshirës për aktivitete, lojra dhe socializimit të tyre.

Në anën tjetër, institucionet parashkollore private, gjatë kësaj periudhe janë shumë të rrezikuara në aspektin e qëndrueshmërisë financiare, pasiqë këto institucione varen 100% nga pagesat e prindërve të fëmijëve. Shumica nga këto institucione si mungesë e mos-përkrahjes për rimëkëmbje ekonomike nga shteti rrezikojnë të zvogëlojnë personelin edukativ, sepse padyshim se do të bie edhe numri i fëmijëve në kopshte dhe qerdhe, të hyrat do të  orientohen te nevojat e domosdoshme si ushqime dhe mjetet e punës (materiale shpenzuese dhe materiale didaktike).

Në mënyrë që Institucionet Parashkollore Private të mbijetojnë, fëmijët të rikthehen në kopshtet e tyre, prindërit të vazhdojnë të punojnë dhe ne të fillojmë punën, kemi nevojë për ndihmën tuaj.

Ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj, për blerejn e mjeteve dhe lodrave për fëmijë si dhe për furnizim të institucioneve parashkollore private me ushqime esensiale për të vazhduar punën.

Faleminderit shumë për përkrahjen, më respekt Institucionet Parashkollore Private, Gjakovë, Kosovë:

IEAPP “Agu”, IEAPP “Andrra”, IEAPP “Amelia”, IEAPP “Bleta”, IEAPP “Driola”, IEAPP “Hana”, IEAPP “Happy Kids”, IEAPP “Little Miracles”, IEAPP “Zgjimmi, IEAPP “Filizat”.

Buxheti

1)Blerja e lodrave dhe materialeve për punë me fëmijët për 10 kopshtet  € 3 150,00
2)Blerja e pakove me ushqime esenciale për fëmijët e kopshteve  € 3 150,00
3)10% kreditkartelë, transfere bankare dhe shpenzime të platformës € 700,00
Gjithsej € 7 000,00

Për ta përkrahur këtë kampanjë, kliko KËTU.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here