Një ndër dilemat më të mëdha të prindërve mbetet përzgjedhja e kopshtit të duhur për fëmijët e tyre. Përmes kësaj rubrike, ne do të mundohemi që të sjellim profilet e sa më shumë kopshteve që funksionojnë në Kosovë, në mënyrë që përmes informatave të prezantuara, ju ta bëni zgjedhjen më të mirë.
BARDHA AKADEMI – kopshti ideal për fëmiun tuaj
Është pikërisht institucioni parashkollor Bardha Akademi, me profilin e të cilës po e nisim këtë rubrikë. Duke qenë pjesë e rrjetit të institucionit parashkollor Bardha, i cili funksionon që nga viti 2005, Bardha Akademi është themeluar në Tetor të vitit 2019 nga vet Drejtoresha e saj, znj. Gëzime Rexhepi-Çollaku.
Si ndërmarrëse e re në atë kohë, znj. Gëzime ka filluar biznesin e saj në vitin 2005, me përkrahjen e bashkëshortit, si përkrahjen e vetme atë fillim. Pas 14 viteve punë dhe përkushtim, ka arritur të krijoj rrjetin e saj të institucioneve parashkollore, duke përfshirë edhe një të tillë si Bardha Akademi.
Me lokacion në lagjen Mati 1 në Prishtinë, Bardha Akademi ofron shërbim për fëmijët nga 09 muaj deri në 6 vjeç, duke përfshirë edhe nivelin parashkollor. Ajo sot numëron 75 fëmijë që vijojnë në këtë kopsht, nga kapaciteti i saj total prej 110 fëmijëve.
Programi i Bardha Akademi përfshinë metodat më të reja të studimeve, duke filluar me elemente të metodologjisë Montessori, metodologjinë Hap pas Hapi, respektimin e kurrikulës dhe standardeve në fuqi, si dhe duke u bazuar në teoritë zhvillimore psikologjike të fëmijëve.
Krahas kësaj, ky institucion ofron një ambient shumë modern dhe të dizajnuar sipas standardeve të fundit për kopshte, të ndërtuara me kujdes të veçantë me idenë e krijimit të ngrohtësisë për fëmijët, ofrimin e të gjitha kushteve të nevojshme dhe si prioritet kryesor ofrimin e sigurisë së plotë për ta. Secila dhomë është e dizajnuar në mënyrë të veçantë për secilën grupmoshë, përderisa e veçanta e këtij kopshti janë edhe hapësirat e mëdha që stimulojnë kreativitetin, hapësirat rekreacionale, oborri dhe terrasa.
Me 20 anëtarë të stafit sa numëron aktualisht, Bardha Akademi ka personel të kualifikuar dhe trajnuar, duke përfshirë psikologen e kopshtit, mjekun pediatër, mësuesen e gjimnastikës dhe mësuesen e muzikës.
Kopshti ”Bardha” dhe Bardha Akademi janë të çertifikuara me ISO 9001:2015 për cilësinë e shërbimeve të tyre nga trupi çertifikues TÜV Nord. Në anën tjetër, janë edhe vet prindërit që përmes një ankete të realizuar me ta, kanë dhënë vlerësimin maksimal për nivelin e shërbimeve të këtij institucioni.
Duke qenë se ushqimi i rregullt dhe i shëndetshëm është pjesë e rëndësishme e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, përgatitja e menysë së ushqimit është bërë nga nutricistë të kualifikuar, në mënyrë që secili fëmijë të marrë sasinë e duhur të vlerave ushqyese gjatë ditës. Perimet dhe frutat e freskëta, drithërat dhe llojet e ndryshme të mishit janë çdo ditë në menynë e Bardha Akademi, ku gjithçka përgatitet e freskët në kuzhinën e këtij institucioni.
Pavarëisht humbjeve të mëdha që kanë pësuar pothuajse të gjitha bizneset, përfshirë edhe kopshtet si rezultat i situatës me pandeminë, Bardha Akadami është e gatshme që të ri-filloj punën. Në pyetjen tonë nëse i kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konfrom masave të vendosura kundër koronavirusit, znj. Gëzime është përgjigjur si në vijim:
“Ne i kemi ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm kundër koronavirusit duke u bazuar në udhëzuesit e hartuar nga UNICEF dhe të dërguar nga MASHT, dhe së fundmi bazohemi në protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës”.
Me shumë të drejtë, ka shumë prindër që akoma hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në kopshte, për shkak të situatës aktuale me virusin Covid-19. Mirëpo, është për t’u përgëzuar kur institucionet e ndryshme, e sidomos ato parashkollore marrin të gjitha masat për të minimizuar rrezikun e prekjes nga ky virus.
Sipas drejtoreshës së Bardha Akademi, ky institucion i ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konform masave të vendosura kundër koronavirusit, duke përfshirë vendosjen e distancës në mes të prindërve gjatë kohës së dorëzimit dhe pranimit të fëmijës, matjen e rregullt të temperaturës në hyrje dhe gjatë ditës, dezinfektimin e rregullt të objektit, ndarjen e fëmijëve në grupe të vogla, mbajtjen e maskave nga ana e personelit, dezinfektimin e rregullt të lodrave, largimin e atyre lodrave të cilat nuk mund të dezinfektohen rregullisht, dhe shumë rregulla të tjera për të cilat personeli i saj është trajnuar dhe janë duke i respektuar me përpikmëri ato.
“Duke u bazuar në studimet e fundit se janë shumë të rralla rastet që fëmijët mund të jenë bartës të virusit, nuk ka vend për panikë nga ana e prindërve. Ne u sugjerojmë prindërve që të kenë kujdes të shtuar dhe të përcjellin gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre në vazhdimësi” – deklaroi në fund znj. Gëzime.
Për më shumë informata, ju mund të vizitoni https://ww.facebook.com/bardhaakademi.