Përse është e rëndësishme gogësitja dhe a është e domosdoshme në muajt e parë të jetës?
Me rastin e thithjes apo pirjes së qumështit nga shishja, bebja përpin edhe ajrin. Meqenëse kjo mund të shkaktojë të vjella, nervozë dhe gazra, është e dëshirueshme që bebja të gogësijë pas racionit, përkatësisht që të lirohet nga ajri që e ka përpirë.
Duke u rritur, ajo gjithnjë e më pak do të gogësijë, mirëpo kjo nuk do të duhej t’ju brengosë, është vetëm shenjë...
Sipas një studimi, nënat që i mbajnë fëmijët e tyre afër në përqafim përjetojnë më pak stres.
Është mjaft e rëndësishme se si e mbani fëmijën, pasi shumë nga metodat e zakonshme mund të dëmtojnë shëndetin e një fëmije, transmeton Telegrafi.
Bright Side tregon mënyrat e gabuara të bartjes së fëmijëve, të cilat nuk duhet t’i përsëritni:
Mbajta e foshnjës nën sqetull
Kur mbani një fëmijë, është e rëndësishme që të mbështesni kokën e tyre. Të porsalindurit nuk kanë muskuj të zhvilluar në...
Sipas një studimi, fëmijët nën 5-vjeç mund të prekën më lehtë me coronavirus sesa të rriturit. Kjo prekje mund të shkojë nga 10 deri 100 herë më shumë tek foshnjat.
Shkalla në të cilën fëmijët përhapin coronavirusin është diskutuar shumë, veçanërisht në kohën kur hapen shkollat. Disa studime, për shembull nga Gjermania, tregojnë se fëmijët dhe adoleshentët përhapin virusin më pak fuqishëm se të rriturit, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët e udhëhequr nga Taylor Heald-Sargent nga Spitali i Fëmijëve Ann & Robert H....
Në përgjithësi fëmijët kanë shumë ambicie dhe tendenca për të bërë veprime të ndryshme dhe janë prindërit ata që e thonë fjalën e fundit në shumicën e rasteve. Qoftë përgjigje negative apo pozitive, është shumë e rëndësishme mënyra se si ju e transmetoni atë tëk fëmiu.
Nëse vazhdimisht i përgjigjeni fëmiut tuaj vetëm me “JO” dhe i qaseni negativisht, atëherë kjo mund të ketë disa pasoja:
Mund të ndikojë negativisht në vetëbesimin e tyre, duke e ngritur ndjenjën e pafuqisë dhe...
Në vend që të kenë besim te prindërit, vogëlushët fshehin shkaqet e pikëllimit, hidhërimit, frikës, rënies së vetëbesimit, xhelozisë…
Kjo nuk është gjë emirë dhe duhet patjetër të reagohet me kohë, transmeton Telegrafi.
Fëmijët patjetër duhet të mësojnë si t’i shfaqin ndjenjat, si të përballen me to dhe pastaj të vazhdojnë përpara, jo të përpiqen që t’i ndrydhin në vete, thotë Vicki Panaccione, psikologe për fëmijë dhe themelues i Institutit për Prindërimin më të Mirë në Melburn.
Nëse vogëlushët ndiejnë që nuk...
Shumë prej bebeve herë pas here e vjellin një sasi të qumështit të konsumuar, mirëpo zakonisht nuk konsiderohet të jetë diçka shqetësuese.
Nëse bebi juaj vjell sasi më të mëdha të qumështit pasi të jetë ushqyer, mund të jetë si rezultat i refluksit (i njohur si efekti i kthimit mbrapsht të ushqimit). Refluksi tek bebet mund të ndodh për shkak që tubi i cili e përçon ushqimin e bebes në stomakun (ezofagun) e tyre, është ende duke u zhvilluar, prandaj...
Atëherë duhet t’i kushtojmë vëmendje qasjes dhe sjelljes tonë ndaj tyre.
Çdo ditë që ne e kalojmë duke i korrigjuar me dhjetëra herë e duke ju thënë JO edhe dhjetëra të tjera, disponimi i mire dhe motivimi i tyre do bie në zero. Pa këtë energji, sa kohë mendoni që do të mund të vazhdojnë përpara? Ndoshta do të tërhiqen ngadalë pa bërë zhurmë, derisa të ndihen të zbrazët dhe të pafuqishëm, ose e kundërta – do të shpërthjnë nga...
Nga RAZIJE MUSA
Të dashura nana,
Shumë gra shtatëzëna më pyesin se çka të bëjnë e sa të hajnë për të lind fëmijë me peshë më të madhe.
Unë them se pesha normale është prej atëherë kur fëmija nuk ka nevojë të trajtohet në inkubatorë. Shumica e bebeve që lindin mes javës 37-40 kanë peshë nga 2.500 deri në 4kg dhe gjithcka është brenda normave.
Nuk është në rregull të hani për dy persona me qëllimin për ta trashë beben. Ju duhet të...
Shumë nana preokupohen shumë me testimet dhe me ushqimet e lejuara për moshën e caktuar të bebes prej 6 muaj deri në 12.
Ekziston një bindje se pas vitit të parë të jetës lejohet pothuajse cdo gjë për nga lista e ushqimeve.
Pas një viti lejohet kripa por vetëm 1 gram, sheqeri mundësisht që jetë i rrallë mjafton ai që merret nga frutat, mos ju jepni fëmijëve lëpirëse, akullore apo produkte të tjera me ngjyra sepse në përqindje sado të vogël...
Gjatë rritjes së fëmiut padyshim që prindërit kalojnë nëpër faza të ndryshme e të cilat janë mjaft sfiduese për ta. Njëra ndër to është edhe pjesa ku ju filloni ta përgatisni fëmiun tuaj për kalimin nga pelenat në tualet. Paraprakisht, ju vet duhet të jeni mjaft të përgatitur për këtë tranzicion sfidues, në mënyrë që edhe fëmiu juaj ta ketë sa më të lehtë. Para së të filloni më këtë procedurë, është mirë që së pari t’ia bëni vetes...