Lajme

Ka filluar aplikimi për 120 euro për foshnjat e...

Në komunën e Vushtrrisë tanimë ka nisur aplikimi i vendimit të Kuvendit Komunal që për çdo foshnje të lindur në vitin 2020, komuna të ndajë 120 euro si ndihmesë. Ky vendim është mirëpritur nga të gjithë qytetarët, e sidomos tani, kur vjen në kohë pandemie, njofton Klan Kosova. Disa prej tyre u shprehen se duke pasur parasysh buxhetin e ulët të shumicës prej familjeve për rritjen e fëmijëve, kjo do t’u ndihmojë që sadopak të mbulohen disa prej nevojave kryesore të...

Rreziku i “bartjes së coronavirusit” në aeroplan është i...

Për studimin u kontaktuan të gjithë pasagjerët në një fluturim me një grup turistësh të infektuar. Avionët e mbushur plotë me udhëtarë aktualisht janë një skenar tmerri për shumë njerëz – por një studim i bërë nga virologët e Frankfurtit ka treguar që rreziku i infeksionit me virusin corona në aeroplan është ndoshta i ulët, shkruan CNN. Për studimin e publikuar të martën, studiuesit në Klinikën Universitare Frankfurt am Main kontaktuan të gjithë pasagjerët në një fluturim, në të cilin ishte ulur...

E prangosën sepse u ngjante me të dyshuarin për...

Një burrë më ngjyrë i cili kishte dalë për të vrapuar në një lagje të banuar kryesisht nga të bardhët në Deltona të Floridës gjatë muajit të kaluar, kishte gjetur veten të prangosur kur policisë iu duk se përshtatej me përshkrimin e një të dyshuari për plaçkitje, shkruan CNN. Videoja e shpërndarë nga zyra e sherifi në Volusia tregon se si ndodhi gjithçka. Më 27 gusht, policët e zyrës së sherifit në Volusia ishin në terren duke kërkuar një të dyshuar...

84-vjeçarja refuzon ofertën një milion dollarëshe: Një qendër tregtare...

Shtëpia e vogël e Edith Macefield është akoma e fortë, përkundër të gjitha përpjekjeve për ta shkatërruar atë. Edith Macefield vdiq në vitin 2008, por historia e saj është ende e famshme. Edith bëri diçka të mahnitshme dhe ajo hyri në histori si zonja e vjetër që refuzoi një milion dollar. Zhvilluesit planifikuan të ndërtonin një qendër tregtare dhe shtëpia e Edith ishte një pengesë. Zonjës iu ofrua një milion dollarë për të zhvendosur shtëpinë e saj. Ajo e refuzoi. Shtëpia ishte...

KAÇANIKASI: NË KOSOVË 60 € MË KUSHTUAN ANALIZAT, NË...

Po bisedoja me dajën tem Besnik S. Hoxha që është shef i Departamentit të Kardiologjisë dhe Pulmologjisē në Spitalin e Bergenit të Norvegjisē e po i tregoja se bëra analizat laboratorike sepse nuk ndjehesha mirë (nuk ishte çështje virusi) e ato analiza më kushtuan 60 euro në Ferizaj, në Prishtinë pyeta përmes fb të njejtat analiza kushtonin 120 euro! Daja po më tregonte se këto analiza në Norvegji kushtojnë 23 euro sepse ia dërgova në foto! Paramenone tash çfarë standardi, 60...

Vajza nga Ferizaji që i rriti flokët e saj...

Flaka Ramadani është një vajzë 22 vjeçare nga Komuna e Ferizajt, e cila dy herë rradhazi ka rritur flokët e saj me një qëllim të vetëm, t’i dhurojë për parukat e pacientëve me kancer, të cilëve pas terapive të rënda që marrin u bien flokët. Ajo këtë gjë e bën me shumë dëshirë, dhe shkurtimi i flokëve aspak nuk e zbeh bukurinë e saj, e cila në fakt i buron nga zemra, e që me këto vepra te njeriu dallohet...

UNICEF dhe USAID Kosovo me aktivitet të përbashkët me...

Me të marrë lajmin rreth vendimit për hapjen e shkollave, Programi i UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me USAID Kosovo kanë realizuar në aktivitet të përbashkët, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurtë për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme. Në komunikatën e lëshuar nga Programi i UNICEF-it në Kosovë, thuhet: “Këta fëmijë, janë gati për të nisur ditët e para në shkollë! Dhe marrë për bazë faktin se Ministria e Arsimit ka vendosur të rihap...

Njeriu i katër centëve…

Nga Daut Dauti Ka më shumë se një vit kur e befasova kamarierin në Gjilan. I dhashë shenjë që të vinte t’i pagauaja katër kafe. Ai i shikoi letrat e llogarisë dhe më tha:’Dy euro’. ‘Maje dorën’ i thashë dhe ia lëshova një grusht para nga më të imëtat që i kisha mbledhur gjatë viteve nëpër Evropë ku qarkullon euroja. ‘Dy euro, krejt ka 5 e 2 cent, a?’ - tha kamarieri me një habi të madhe. ‘Jo. Janë 2 euro e 10...

Pagesat marramendëse të aktorëve turq për një episod të...

Serialet turke janë të ndjekura në mbarë botën. Ato zgjojnë interes të madh edhe në trevat shqiptare, të cilët janë mjaft të njohur me kinematografinë turke. Aktorët kryesorë të kinematografisë në Turqi duket se krenohet me pagesa të mira për rolet që luajnë. Varësisht nga suksesi i serialit, ata mund të paguhen edhe deri në mijëra euro për episod. Ebru Sahin dhe Akın Akınozu paguhen me nga katër dhe gjashtë mijë euro për një episod. Tolgahan Sayisman, i njohur për shqiptarët edhe si bashkëshorti...

Vajzën 3-vjeçare në Greqi e merr era në det...

Një fëmijë 3 vjeçar është shpëtuar prej një trageti që operon në linjën Rio-Antirio në Patër, Greqi. Sipas burimeve lokale, vogëlushja ndodhej në një kamërdare, në kohën që u shty nga era në det të hapur. Ka qenë një udhëtar i tragetit që e zbuloi vogëlushen dhe lajmëroi stafin e tragetit, marinarët e të cilit mundën të shpëtojnë atë. Vlen të përmendet e fëmija u gjet në mes të distancës prej 1.6 miljesh, dhe drejtimi ishte drejt gjirit të Korinthit. Familjarët po...

Na ndiqni në:

20,290FansLike
32,973FollowersFollow
1,797FollowersFollow
34FollowersFollow
88,500SubscribersSubscribe

Të rekomanduara