Ka filluar aplikimi për 120 euro për foshnjat e lindura në 2020

0
76

Në komunën e Vushtrrisë tanimë ka nisur aplikimi i vendimit të Kuvendit Komunal që për çdo foshnje të lindur në vitin 2020, komuna të ndajë 120 euro si ndihmesë.

Ky vendim është mirëpritur nga të gjithë qytetarët, e sidomos tani, kur vjen në kohë pandemie, njofton Klan Kosova.

Disa prej tyre u shprehen se duke pasur parasysh buxhetin e ulët të shumicës prej familjeve për rritjen e fëmijëve, kjo do t’u ndihmojë që sadopak të mbulohen disa prej nevojave kryesore të të posalindurve.

“Do të përfitojnë të gjithë fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2020 e tutje. Do të përfitojnë 120 Euro mbas këtij vendimi të Kuvendit të Komunës. Aplikimi fillon nga e hëna dhe aplikacioni mund të shkarkohet online në ueb-faqen e komunës dhe pastaj dokumentet e tjera dorëzohen në zyrën e pritjes ose në qendrën për shërbim me qytetarë”, tha Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Për më tepër, Kryetari Tahiri tha se kjo është një lloj mbështetje, një mirëseardhje për çdo fëmijë në qytetin tonë nga buxheti komunal. Si Kryetari Tahiri, ashtu edhe qytetarët vlerësojnë se kjo duhet të bëhet edhe në nivel qendror.

Burimi: /Klan Kosova/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here