Home PËR GRATË Kujdesi për veten Çfarë duhet të keni parasysh kur dilni për ‘shopping’? Këshilla nga ekspertët

Çfarë duhet të keni parasysh kur dilni për ‘shopping’? Këshilla nga ekspertët

0

Bronwyn Seier, menaxhere e përmbajtjes në ‘Fashion Revolution’ (një fushatë ndërkombëtare jofitimprurëse për më shumë përgjegjësi në industrinë e modës) – thotë se të jesh një “blerës i mirë” është një koncept që gjykohet ndryshe nga të gjithë

Hapi i parë, thotë Seier, për ta konsideruar veten një blerës të mirë, duhet të jesh i informuar.

“Mëso rreth ndikimit që kanë zakonet e tua të blerjes në mënyrë që të investosh në blerje që janë të rëndësishme për ty dhe domethënëse për nevojat e tua”, -thotë ajo.

Shantrelle P. Lewis, krijuese dhe themeluese e Shoppe Black, na kujton se në vitin 2020 ‘informacioni është lehtësisht i arritshëm’.

“Të jesh një blerës i mirë është të dish saktësisht se ku dhe kë mbështesni sa herë që blini diçka. A po bëjnë mirë pronarët në botë? A po përvetësojnë kultura që nuk janë të tyret? A janë ata të përkushtuar për ta bërë botën, modën dhe industritë e tjera më të drejta? Këto janë pyetjet që unë bëj,” -thotë ajo. “Sa herë që blej diçka, dua të di nëse ndonjë prej atyre parave do të qarkullojë përsëri në komunitetin tim.”

Maggie Zhou, shkrimtare kineze dhe fanatike e mirënjohur e modës, shprehet:

“Gjithmonë ka diçka thelbësisht ‘të keqe’ ose të paktën, ‘jo të mirë’ në shpenzimin masiv të parave ne brand-e që jo të gjithë mund t’i përballojnë.”

Për këtë arsye, Zhou është fokusuar të bëhet një blerëse më e mirë, e cila i konteston gjithmonë çmimet absurde, mbështet markat më pak të famshme dhe mbështet financiarisht markat që i justifikojnë çmimet e tyre.

Duke mbajtur këtë në mendje, është e rëndësishme të tregoheni shumë të arsyeshëm sa herë zgjidhni të blini diçka të kushtueshme në një sistem kapitalist shfrytëzues.

Burimi: /Telegrafi/

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version