Çka duhet të keni parasysh gjatë përdorimit të testeve të ovulimit?

Must Try

BubrreciTV
BubrreciTVhttp://www.bubrreci.tv
Bubrreci TV prodhon kenge dhe video animacione per femije ne gjuhen shqipe.

Për të pasur rezultate më të sakta, preferohet që testi i ovulimit të bëhet në intervalin kohor në mes të orës 12 në mesditë dhe 8 në mbrëmje. Shumë prej femrave kanë nivele më të larta të LH gjatë mëngjesit, dhe këto nivele mund të merren përmes urinës tuaj vetëm pas 4 orësh. Ju gjithashtu mund të bëni testin edhe dy herë brenda ditës – fillimisht në mes të orës 11 paradite dhe 3 pasdite, dhe pastaj sërish në mes të orës 5 pasdite dhe 10 në mbrëmje. Pavarësisht nëse e bëni testin njëherë apo dy herë brenda ditës, provoni ta bëni në të njejtën kohë çdo ditë.

Sigurohuni që urina juaj të jetë e koncentruar mjaftueshëm. Mos urinoni një apo dy orë para testit, dhe mos pini sasi të mëdha të lëngjeve.

Përcjellni me kujdes udhëzimet e dhëna në paketim. Sa më të kujdesshëm të jeni në aplikimin e duhur të këtyre udhëzimeve, aq më shumë gjasa do të keni për një rezultat sa më të saktë.

Në momentin që testi tregon se nivelet e LH në trupin tuaj janë në rritje, filloni të keni marrëdhënie që nga ajo ditë. Kryeni marrëdhënie edhe dy deri në tri ditë pas saj, meqë ovulimit mund të ndodh brenda 36 orëve që nga rritja e nivelit të LH.

Testet e ovulimit kryejnë një funksion mjaft të rëndësishëm, duke ju treguar se cilat janë ditët tuaja më fertile. Në fakt, studimet thonë se këto teste mund të tregojnë kohën e ovulimit deri në 97% të kohës, duke i bërë një nga opsionet më të sakta.

Por, janë disa pika të cilat duhet t’i kemi parasysh. Testet e ovulimit tregojnë nëse hormomet tuaja janë në nivelin e duhur për të ovuluar. Ato mund ta parashikojnë kohën ideale që ju të provoni të mbesni shtatzënë, mirëpo nuk garantojnë që ajo do të ndodh.

Gjithashtu, testet e ovulimit kanë tendencë të jenë më të sakta për disa femra në krahasim me pjesën tjetër. Ato funksionojnë më së miri tek gratë që kanë cikël relativisht të parashikueshëm. Ndërsa, mund të jenë më pak të besueshme nëse ju:

Keni cikël të çrregullt. Ciklet e çrregullta mund ta vështirësojnë shumë që ju ta dini se kur e keni kohën e ovulimit. Kjo mund t’i rrisë shanset që ju ta përdorni testin e ovulimit shumë herët ose shumë vonë, ku edhe mund ta humbisni ditën e ovulimit.

Keni ndonjë gjendje shëndetësore, siç është PCOS. Femrat që janë të prekura nga sindromi i vezoreve policistike (PCOS) çdo muaj përjetojnë disa rritje të nivelit të LH. Kjo mund t’i bëj rezultatet e testit më pak të besueshme.

Jeni duke marrë ilaçe specifike. Ilaçet që stimulojnë fertilitetin, hormonet (kontraceptivët) dhe antibiotikët – të gjitha këto mund të ndikojnë në pasaktësinë e rezultatit të testeve të ovulimit.

Sa i përket rrezikut të përdorimit të tyre, këto teste janë të sigurta, efektive dhe një ndër format më pak të kushtueshme që ju mundëson ta dini kohën e ovulimit, duke rritur shanset e juaja që të mbesni shtatzënë. 

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest Recipes

- Advertisement -

Më shumë artikuj të ngjajshëm

- Advertisement -