EMOCIONUESE: Përmes videos që pushtoi rrjetet sociale, djaloshi 11 vjeçar nga Nigeria realizoi ëndrrën e tij

0
94

Talenti 11 vjeçar fiton bursë nga një prej shkollave më prestigjioze në botë!

Një video që po qarkullon këtë verë në rrjetet sociale, duke grumbulluar miliona shikime nga e mbarë bota, paraqet një djalë 11 vjeçar nga Nigeria duke kërcyer balet këmbëzbathur nëpër shi.

Falë kësaj, ky talent i ri ka siguruar një bursë në Teatrin prestigjioz të Baletit Amerikan në Nju Jork.

Sipas gazetës së përditshme në Britani të Madhe, Dailymail, djaloshi i cili quhet Anthony Mmesoma Madu nga Lagos, ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë personaliteteve të famshme, përfshirë këtu Viola Davis dhe Cynthia Erivo, të cilat janë mahnitur nga talenti dhe aftësia e tij për të realizuar lëvizje të tilla nëpër shi dhe duke qenë zbathur.

‘Baleti është jeta ime. Kur jam duke vallëzuar, ndjehem sikur jam në maje të botës’ – ka thënë djaloshi për Reuters.

Cynthia Harvey, drejtoresha artistike e njërës prej shkollave më të famshme të vallëzimit në Nju Jork, ABT Jacqueline Kennedy Onassis, ishte në mesin e personaliteteve të njohura që e pa këtë video.

Ajo arriti të bjerë në kontakt me Anthony përmes mësuesit të tij 29 vjeçar, Daniel Ajala Owoseni dhe i ndihmoi atij të fitoj një bursë të plotë për të ndjekur Punëtorinë Verore të Vallëtarëve të Rinjë në kuadër të ABT, e cila do të zgjasë 3 javë. Meqë punëtoria do të realizohet në mënyrë virtuale, ajo është siguruar që djaloshi të ketë edhe qasje në internet, që të ndjekë mësimet nga distanca.

Nëna e e tij, Ifeoma Madu, tha për BBC News se ajo ndjehet e lumtur kur e sheh djalin e saj duke vallëzuar dhe i këshillon prindërit e tjerë që t’u japin përkrahjen e plotë fëmijëve të tyre për t’i realizuar ëndrrat që ata kanë. Vitin tjetër, Anthony do të udhëtojë në SHBA për t’u trajnuar tutje përmes një burse nga shkolla Baleti Përtej Kufinjëve (Ballet Beyond Borders).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here