Sa vlerë kanë shoqet kur rriten fëmijët!!!

0
46

Shoqet i japin kuptim jetës!

Një grua e re e sapomartuar, në një ditë të nxehtë vere shkoi për të vizituar nënën e saj. ‎Ajo u ul në kolltuk dhe derisa pinte çaj të ftohtë, filluan bisedën për jetën, për martesën, për ‎përgjegjësitë dhe detyrimet e njerëzve të pjekur.‎

Nëna e menduar po i përziente copat e akullit në gotën e saj, pastaj e shikoi vajzën me maturi dhe i tha:

‎”Mos i harro kurrë shoqet tua! Ato do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme për ty me kalimin e viteve. Sado që ta ‎duash burrin tënd, pa marrë parasysh sa i do fëmijët tu, ato ende do të nevojiten. Kujtohu ‎që herë pas here të dalësh me to diku e të shoqërohesh me to. Dhe mos ‎harro, shoqet nuk janë vetëm shoqe, ato janë edhe motrat e tua, vajzat e tua edhe të afërmet tua. Do të kesh nevojë për gra të tjera. Gratë gjithmonë kanë nevojë për gra të tjera!”

‎”Çfarë këshille e marrë”, mendoi vajza,

‎”Kam vetëm pak që jam martuar. A nuk kam hyrë tashmë në botën e çifteve? Për ‎hir të Zotit, unë jam grua e martuar, e rritur! Unë nuk jam një zog i vogël që ka nevojë për ‎shoqëri! Burri im dhe familja ime me siguri do të jenë gjithçka që më duhet, që jeta ime të ‎marë kuptim të vërtetë.”‎

Por, megjithatë, ajo e dëgjoi nënën dhe vazhdoi të mbante kontakte me shoqet e saj.‎

Duke kaluar vitet njëri pas tjetrit, ajo ngadalë filloi ta kuptonte se nëna e saj, në fakt, e dinte ‎saktësisht se çka po thoshte. Kur koha dhe natyra sjellin ndryshime në jetën e të gjitha grave, shoqet mbeten mbështetja më e madhe për të.‎ Në të 40-at e saj, ja se çka mësoi ajo:‎

-Koha kalon

-Jeta po ndodh‎

-Distanca ndahet‎

-Fëmijët rriten

-Dashuria zbehet‎

-Zemrat thyhen‎

-Punët vijnë dhe kalojnë‎

-Karrierat mbarojnë

-Prindërit vdesin

-Kolegët i harrojnë shërbimet‎

-Burrat kanë botën e tyre

-Kurse shoqet qëndrojnë me ty, pavarësisht se sa kohë dhe kilometra janë larg teje. Shoqja ‎kurrë nuk është aq larg sa për të mos qenë me ty, kur të jetë e nevojshme.‎

Gjatë përshkimit të asaj rruge të vetmuar që quhet jetë, shoqet e tua do të jenë aty, përgjatë rrugës, duke të brohoritur, duke u lutur për ty, ‎duke u përpjekur rreth teje, duke u angazhuar për ty dhe duke të pritur ty në fund të rrugës ‎me krahë të hapur. Madje ndonjëherë edhe rregullat do t’i thyejnë për ty.

(E huazuar)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here