Gjidhënia në muajin e parë

0
25

Nga Razije Musa

Shumë herë pyetem nga nënat që sapo kanë lindur se a do të jetë gjithë procesi i gjidhënies kaq i vështirë. Në fakt dua të sqaroj diçka që ju t’a mbani mend dhe kështu t’a bindni vetën se është vetëm një periudhë e cila do të kalojë së shpejti.

Ju e dini se ardhja e qumështit të nënës ndodhë si pasojë e ndryshimeve hormonale që i pëson gruaja gjatë dhe pas shtatzënisë, prandaj është diçka e re për trupin dhe normal reagon ndryshe.

Një grua lehonë gjatë muajit të parë të gjidhënies mund të ketë lodhje, nervozë pa arsye, ethe herë pas herë, temperaturë, dhimbje koke, harresa momentale, mungesë koncentrimi, emocione të shpeshta, shtim apo humbje e apetitit.

Kjo nuk do të thotë se çdo grua do të përjetoj njejtë gjidhënien, por, që nëse këto ndodhin nuk do të thotë se diçka nuk po shkon, thjeshtë është përshtatja e organizmit me ndryshimin e ri dhe shumë shpejtë gjidhënia do të shndërrohet në një proces të qetë e relaksues të cilin do t’a shijoni edhe ju edhe fëmija juaj.

Është e rëndësishme që të mos bëheni merak nëse gjatë procesit të gjidhënies ju humbisni peshë, sepse mendohet që gjatë një ditë djegen rreth 500 kalori. E rëndësishme është që ju të konsumoni deri në tre litra ujë dhe të mos merrni këshilla jo profesionale.

Pra, konsumimi i pijeve me sheqer nuk ndikon pozitivisht në procesin e gjidhënies, unë gjithmonë them mjafton uji e ushqimi i shëndetshëm dhe ju do të jeni mirë.

Mos harroni se gjidhënia si çdo proces tjetër i ri për organizmin, ka nevojë për kohë që të adaptoj trupin e nënës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here