ZHVILLIMI MOTORIK

0
39

Nga Edona K. Mulaj

Një fëmijë 2 vjeç tashmë ka aftësi pothuajse për shumëçka. Ai tani mund të ecë mirë, si para poashtu edhe nga mbrapa. Ai gjithashtu mund të vrapojë dhe mund të ndryshojë drejtimin gjatë vrapimit. Gjithashtu mund të ecë mbi gishtërinjët e tij, të kërcejë dhe të ngjitet më mirë mbi divanet, karrika etj, por mund të qëndrojë në njërën këmbë për një kohë. Ai mund topin ta rrotulloj me këmbët e tij, të shkelmojë një top përpara dhe të ndalet papritmas. Ai mund të hedhë një objekt në një drejtim të caktuar. Mund të hajë me pirun (ose me lugë). Të gjitha lëvizjet e një fëmije 2-vjeçar bëhen më të lehta dhe sigurta. Natyrisht, aftësitë motorike të shkëlqyera gjithashtu zhvillohen. edhe kur një 2-vjeçar pikturon (ngjyros), të vizatojë dhe të bëjë puzzelen (këtë fundit nuk e di shqip). Këto aktivitete stimulojnë zhvillimin e aftësive të tyre të shkëlqyera motorike.

ZHVILLIMI I PRERJES ME GËRËSHËRË

Koncepti i “duhet” është një koncept i rëndë. E rëndësishme të dini se të gjithë fëmijët zhvillohen ndryshe dhe me ritme të ndryshme. Zhvillimi fizik dhe motorik ndikon nga angazhimi me prindërit që një fëmijë të trajtojë gërshërët, poashtu ndikon edhe ambienti në të cilin rritet një fëmijë. Nëse një fëmijë ka shumë aktivitete në shtëpi ku përdorët gërshëra, ai fëmijë ka më shumë mundësi t’i përdorë gërshërët në mënyrën e duhur sesa një fëmijë që nuk bën asnjëherë aktivitete të tilla.

MËSOJMË PËRDORIMIN E GËRËSHËRËVE

Në parim fëmijët në moshën 4/5 vjeçare mësojnë të përdorin gërshërët. Disa fëmijë janë të shpejtë dhe tashmë mund t’i përdorin pa asnjë problem dhe ndihmën e mësuesit-es apo prindërit. Sa më shumë bëni aktivitete me fëmijët praktika i bën ata më të përsosur, kështu që sa më shumë të prerje aq më mirë ata mësohen.

Në shkolla të Holandës, testohen të gjitha llojet e aftësive, përfshirë edhe aftësinë e prerjes. Diagrami më poshtë, marrë nga testi, tregon moshën në të cilën fëmijët zotërojnë një aftësi të caktuar mesatarisht:

2 vjeç mund të gris një fletë (A4) dhe shqyej në mes; 3 vjeç mund të presë një fletë (A4) dhe pres në mes; 4 vjeç mund të presë anësorët (A4); 5 vjeç mund të presë një rreth në të majtë ose të djathtë mbi vijë (9 mm); 6 vjeç mund të presë një rreth përtej vijës (6 mm); 7 vjeç mund të presë një rreth përtej vijës (4 mm).

Në moshën 6 vjeçare fëmija juaj mund të kap lapsin, të shkruaj dhe të mësoj leximin me nga tri shkronja si shembull: ANI, LEA etj.

Djali im, Ariani është 6 vjeç, tashmë në shkollë ka mësuar zanorët dhe bashkëtingëlloret, leximin me nga 3 shkronja dhe kapja e lapsit pa problem.

Vizitoni: https://albareceta.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here