Home LAJME DHE INTERVISTA Histori emocionuese Mbeturinat e dikujt, janë thesari i dikujt tjetër…

Mbeturinat e dikujt, janë thesari i dikujt tjetër…

0

Një nënë e pastrehë, bashkë me të bijën 6 vjeçare, po endeshin rrugëve duke mbledhur kanaçe. Të lodhura, të pa ushqyera dhe me thesin që tërhiqnin zvarrë, vajza e vogël pyeti nënën: “Mami kur do hamë bukë? Kam shumë uri.” E ëma e shqetësuar i’u përgjigj: “Edhe pak zemër, më duhet të gjej edhe disa kanaçe të tjera dhe pastaj do kemi para mjaftueshëm për të ngrënë. Mirë?” Vajza e bindur tha: “Mirë.”

Aty pranë, një adoleshent po shkonte drejt koshit të plehrave për të hedhur një kanaçe dhe ato nxituan drejt tij duke i thënë: “Më fal djalosh, a mund të mi...”

-“Ufff…sa erë e keqe që vini…” – e ndërpreu djali, “Nuk kam lek largohuni“.

-“Joo… Unë thjesht doja të më jepje atë kanaçen. Ne mbledhim shishe për të nxjerrë bukën e gojës. Kështu mbijetojmë unë dhe ime bijë“.

-“Por këto janë thjesht mbeturina“, u përgjigj djali arrogant.

-“Mbeturinat e dikujt, janë thesari i dikujt tjetër”, u përgjigj gruaja e vuajtur, “A mund të ma japësh?”

Ndërkohë nëna e adoleshentit e cila po e priste të birin në makinë, i ra borisë dhe ia bëri me shenjë që të nxitonte. Djali i tha gruas: “Ej kur i ke larë duart për herë të fundit? Nëse e do këtë shishe, atëherë mere brenda në kosh“.

E hodhi shishen në kosh dhe u largua. Kur u fut në makinë, e ëma e pyeti se pse u vonua kaq dhe djali i shpjegoi situatën. E ëma u prek shumë dhe u përlot. Kur i biri e pyeti se çfarë kishte, ajo i tha:

Shiko bir…para 13 vitesh kur linde ti, unë dhe babai yt filluam të grindeshim shpesh. Ai nuk ishte akoma gati për të qenë baba dhe u largua nga ne kur ti ishe vetëm një fëmijë. Pa ndihmën e babait tënd, nisën problemet me faturat dhe qeranë. Brenda pak muajve, përfunduam në rrugë dhe të pashpresë. Isha e demoralizuar dhe e mbingarkuar, por, takova një zonjë e cila më ndryshoi jetën. Ajo më mësoi se si të fitoja para duke mbledhur kanaçe. Kështu, ajo më merte me vete dhe vinim vërdallë duke mbledhur kanaçe me njërën dorë, dhe duke të të mbajtur ty me dorën tjetër. Kështu mbijetuam. Nuk kam dashur të të tregoj bir, por, dikur kemi qenë të pastrehë“.

Djali u prek dhe i tha: “Më vjen keq nënë, nuk e dija që paske kaluar gjithë këto peripeci“. Mori një shishe me ujë, e derdhi dhe i tha të ëmës: “Mami më prit edhe pak, më duhet t’i kërkoj të falur asaj zonjës dhe vajzës së saj“. Zbriti nga makina dhe u nis drejt tyre.

Kur u afrua, dëgjoi vajzën e vogël që i thoshte së ëmës: “Mami më dhemb barku, kur do hamë?” Ajo i’u përgjigj: “Duro edhe pak zemër, na duhet vetëm edhe një shishe.” Adoleshenti i zgjati shishen dhe i tha: “Zonjë i’u kërkoj ndjesë për mënyrë se si ju trajtova më parë. Keni të drejtë, mbeturinat e dikujt, janë thesari i dikujt tjetër! “

Gruaja e falenderoi djalin dhe shumë e lumtur i tha së bijës: “E shikon zemër, tani kemi mjaftueshëm para për të ngrënë“. Në këtë moment, vjen edhe nëna e djalit dhe i thotë: “Zemër, gjeta edhe një tjetër, na jepja…“, por i ngecën fjalët kur pa zonjën.

Elena, ti je?

-Meri, o Zot!

Nuk ka ditë që nuk kam menduar për ty. Bir, kjo është gruaja që na ka ndihmuar kur kishim nevojë.


Djali i tha: “Të falenderoj shumë për çdo gjë që ke bërë për ne!” Gruaja e pastrehë, u përlot dhe u prezantoi vajzën e saj të vogël: “Meri kjo është vajza ime, Bela“. E prekur dhe shumë e lumtur që e takoi sërish gruan e pastrehë, nëna e djalit i tha: “Ti ke bërë shumë për mua, tani është radha ime që të të kthej nderin. Kam dëshirë që ti dhe Bela të vini të jetoni bashkë me ne“.

Elena nisi të qajë me të madhe duke i thënë: “Por… unë nuk dua të bëhemi barrë për ju“. Meri buzëqeshi dhe i tha: “Ju nuk do jeni një barrë për ne, do jeni një bekim. Le të shkojmë, rrugës ndoshta gjejmë edhe diçka për të ngrënë“.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version