Home LAJME DHE INTERVISTA Lajme Modelja 23 vjeçare: U kritikua për pamjen e saj, por arriti të...

Modelja 23 vjeçare: U kritikua për pamjen e saj, por arriti të jetë pjesë e paradës Gucci

0

Armine Harutyunyan, modelja dhe artistja 23 vjeçare nga Armenia, e cila u përzgjodh nga Gucci, në “Javën e modës”, në Milano. Ajo u pikas në Berlin dhe më pas u telefonua, duke i dhënë asaj lajmin, që vetë është shprehur “kurrë nuk e kisha menduar se do isha aty”, për të qënë pjesë e paradës së Gucci-t.

Gjyshi i Arminës është piktor shumë i vlerësuar në Armeni dhe mamaja e saj është mjeke. Armine gjendej mes mjekësisë dhe artit, por këtë mëdyshje i dha zgjidhje e ëma, duke e shtyrë drejt artit. Modelja 23 vjeçare ka bërë shumë ilustrime dixhitale dhe dizajne grafike vitet e fundit.

Por çfarë konkretisht ndodhi me Armine?

Modelja u kritikua për pamjen e saj fizike, si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat, duke e vlerësuar si person jo të denjë për industrinë e modës, për shkak të tipareve jo eurocentrike. Kritika të shumta kanë ardhur edhe nga vetë armenët, duke bërë kështu që deputetja Sona Ghazaryan, t’i “shpallë luftë” seksizmit në Armeni, gjatë një seance parlamentare, duke përmendur urrejtjen kundrejt Arminës si shembull.

“Ndërkohë që ju paguani të vishni Gucci, Armine paguhet të veshë Gucci.”

Burimi: /Telegrafi/

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version