Home PRINDËRIMI “Mos i ekspozoni fëmijët në zhurma të mëdha”

“Mos i ekspozoni fëmijët në zhurma të mëdha”

0

Nga Razije Musa

“Të dashura nana,

Bota në të cilën jetojmë sot është e rrethuar me zhurmë, nëse dalim në rrugë janë veturat dhe ambienti, nëse qëndrojmë në shtëpi janë zhurmat e pajisjeve shtëpiake, në shumicën e rasteve këtyre i shtohen edhe zhurmat e ndërtesave të mëdha në afërsi që vazhdimisht janë duke u ngritur më lartë, të gjitha këto krijojnë ndotje të madhe akustike.

Kam filluar të shqetësohem për ekspozimin e fëmijëve në zhurma të mëdha, sidomos të atyre nëpër ahengje familjare dhe gjatë vozitjes në veturë. Kam parë fëmijë shumë të vegjël, bebe, afër të cilëve binte tupani me sa kishte forcë tupanxhiu dhe kam parë bebe në veturë prindërit e të cilëve kishin lëshuar muzikë me zë të lartë dhe e shijonin udhëtimin.

Në të dyja rastet u është bërë dëm bebeve të vogla, zhurmat e mëdha mund të dëmtojnë dëgjimin e tyre, në rastet e ahengjeve me njerëz shumë dhe me zhurma të mëdha mund të shkaktohen trauma te bebja, sepse ai nuk është i përgatitur për një situatë të tillë. Një bebe që nuk qanë, nuk do të thotë se po e përjeton mirë zhurmën dhe numrin e madh të njerëzve të panjohur.

Unë këshilloj që t’i kurseni fëmijët ndaj zhurmave të mëdha. Keni kujdes edhe në shtëpi largoni fëmijët kur punoni me pajisje që bëjnë zhurmë, nëse e keni të pamundur atëherë paralajmëroni që do e ndezni tharësen e flokëve, blenderin apo fshesën e rrymës është me rëndësi që ai të e pres zhurmën e jo t’i vie papritur dhe koha e ekspozimit të mos jetë e gjatë.”

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version