Home FËMIU IM Përse bebet që nga muaji i katërt duhet të konsumojnë kikirikë dhe...

Përse bebet që nga muaji i katërt duhet të konsumojnë kikirikë dhe vezë?

0

Ministria e Shëndetit dhe ajo e Shërbimeve Njerëzore në SHBA, rekomandojnë që bebeve t’u jepet shqimi i cili përmban pluhur apo ekstrakt kikirikësh pas muajit të katërt

Në mënyrë që të shmanget shfaqja e alergjisë ndaj kikirikut të cilën beben mund ta çojë deri në rrezik për jetën, transmeton Telegrafi.

Raporti i mjekëve ka konstatuar që ushqimi i shëndetshëm gjatë fazës jetësore nga lindja deri në muajin e 24-të dhe gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me qumësht nëne “ka rëndësi esenciale për përkrahjen e rritjes së shëndetshme dhe zhvillim në fëmijëri, në adoleshencë dhe në moshën e rritur”.

Është konstatuar që një mijë ditët e para “Jo vetëm që i kontribuojnë shëndetit në afat të gjatë, por ndihmojnë në formimin e shijes dhe zgjedhjes së ushqimit”.

Fusni kikirikët dhe vezët në ushqim për të ulur alergjitë

Deri tani është rekomanduar që prindërit të presin muajin e 12-të të jetës së fëmijës, në mënyrë që fëmijëve t’u jepnin kikirikë, mirëpo ekspertët tani zbulojnë që ushqimi i cili bazohet në kikirikë (gjalpë) dhe vezë pas muajit të katërt të jetës mund të zvogëlojë rrezikun nga alergjia.

Thonë që faktet nuk janë aq të forta për alergjenët e tjerë, siç janë arrat dhe frutat e detit.

Gjithashtu, në këtë fazë nuk ka pasur dëme nga marrja e ushqimit i cili potencialisht mund të shkaktojë alergji. 

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version