Shoqet i japin kuptim jetës!
Një grua e re e sapomartuar, në një ditë të nxehtë vere shkoi për të vizituar nënën e saj. Ajo u ul në kolltuk dhe derisa pinte çaj të ftohtë, filluan bisedën për jetën, për martesën, për përgjegjësitë dhe detyrimet e njerëzve të pjekur.
Nëna e menduar po i përziente copat e akullit në gotën e saj, pastaj e shikoi vajzën me maturi dhe i tha:
”Mos i harro kurrë shoqet tua! Ato do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme për ty me kalimin e viteve. Sado që ta duash burrin tënd, pa marrë parasysh sa i do fëmijët tu, ato ende do të nevojiten. Kujtohu që herë pas here të dalësh me to diku e të shoqërohesh me to. Dhe mos harro, shoqet nuk janë vetëm shoqe, ato janë edhe motrat e tua, vajzat e tua edhe të afërmet tua. Do të kesh nevojë për gra të tjera. Gratë gjithmonë kanë nevojë për gra të tjera!”
”Çfarë këshille e marrë”, mendoi vajza,
”Kam vetëm pak që jam martuar. A nuk kam hyrë tashmë në botën e çifteve? Për hir të Zotit, unë jam grua e martuar, e rritur! Unë nuk jam një zog i vogël që ka nevojë për shoqëri! Burri im dhe familja ime me siguri do të jenë gjithçka që më duhet, që jeta ime të marë kuptim të vërtetë.”
Por, megjithatë, ajo e dëgjoi nënën dhe vazhdoi të mbante kontakte me shoqet e saj.
Duke kaluar vitet njëri pas tjetrit, ajo ngadalë filloi ta kuptonte se nëna e saj, në fakt, e dinte saktësisht se çka po thoshte. Kur koha dhe natyra sjellin ndryshime në jetën e të gjitha grave, shoqet mbeten mbështetja më e madhe për të. Në të 40-at e saj, ja se çka mësoi ajo:
-Koha kalon
-Jeta po ndodh
-Distanca ndahet
-Fëmijët rriten
-Dashuria zbehet
-Zemrat thyhen
-Punët vijnë dhe kalojnë
-Karrierat mbarojnë
-Prindërit vdesin
-Kolegët i harrojnë shërbimet
-Burrat kanë botën e tyre
-Kurse shoqet qëndrojnë me ty, pavarësisht se sa kohë dhe kilometra janë larg teje. Shoqja kurrë nuk është aq larg sa për të mos qenë me ty, kur të jetë e nevojshme.
Gjatë përshkimit të asaj rruge të vetmuar që quhet jetë, shoqet e tua do të jenë aty, përgjatë rrugës, duke të brohoritur, duke u lutur për ty, duke u përpjekur rreth teje, duke u angazhuar për ty dhe duke të pritur ty në fund të rrugës me krahë të hapur. Madje ndonjëherë edhe rregullat do t’i thyejnë për ty.
(E huazuar)