Mos ngurroni të jini të zëshëm, të qeshni dhe llomotisni derisa jeni duke lozur apo duke biseduar me të
Asgjë nuk mund t’i lumturojë prindërit sa buzëqeshja e fëmijës.
Ekspertët thonë që bebet fillojnë buzëqeshin që në muajin e tretë, ndërkaq pas gjashtë muajsh qeshin edhe me zë.
Mirëpo që ta bëni fëmijën tuaj të qeshë, është e nevojshme të krijoni kontakt të drejtpërdrejt me të, transmeton Telegrafi.
Shmangni filmat vizatimorë dhe argëtoni me mimikë, lojëra, imitim, aktrim… Mos ngurroni të jini të zëshëm, të qeshni dhe llomotisni derisa jeni duke lozur apo duke biseduar me të.
Pra, se kur fëmija do t’ju japë buzëqeshjen e parë, varet nga ju.
Nuk duhet ta mësoni si të buzëqesh foshnja juaj, aftësia e lindur, zhvillohet vetë.
Ju nuk duhet ta sillni në gjendje për ta detyruar beben tuaj, duke bërë grimasa, me gudulisje dhe lojëra zbavitëse për ta bërë fëmijën tuaj të qeshë, sepse foshnjat buzëqeshin sinqerisht dhe vetëm kur ato me të vërtetë e pëlqejnë.
Çka ka më të bukur në këtë botë se buzëqeshja e sinqertë e foshnjës?
Nëse nga muaji i katërt apo i pestë nuk keni vërejtur që bebja qesh, atëherë do të duhej ta çoni te pediatri.
Foshnjat kanë shfaqur një sjellje specifike kur nënat kanë buzëqeshur. Foshnjat kanë buzëqeshur vetëm kur nënat iu kanë buzëqeshur specifikisht tek ata.
Ndërsa, kur nënat ishin të kthyera anash duke buzëqeshur dhe pastaj iu kanë buzëqeshur fëmijëve, e kundërta ka ndodhur foshnjat nuk e kanë kthyer gjestin.
Nëse foshnjat e shohin që nënat e tyre po buzëqeshin dhe janë të lumtura, ata do t’i kopjojnë ato.
Burimi i informacionit: /Telegrafi/