Bubrreci TV — Këngë shqip për fëmijë. Shiko në YouTube.
Home LAJME DHE INTERVISTA Histori emocionuese “…të gjithë qeshët dhe më kritikuat për një gabim të vetëm…”

“…të gjithë qeshët dhe më kritikuat për një gabim të vetëm…”

0

Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë:

9 x 1 = 7

9 x 2 = 18

9 x 3 = 27

9 x 4 = 36

9 x 5 = 45

9 x 6 = 54

9 x 7 = 63

9 x 8 = 72

9 x 9 = 81

9 x 10 = 90

Pasi e shkroi, tabelën e shumëzimit të numrit 9, u kthye nga klasa dhe vuri re se të gjithë nxënësit po qeshnin, për gabimin që kishte bërë në veprimin e parë.

Mësuesi, iu drejtua nxënësve dhe iu tha:

“E shkrova veprimin e parë gabim, qëllimisht, sepse doja që ju të mësonit diçka të rëndësishme.

E bëra vetëm për t’ju treguar se si do t’ju trajtojë bota atje jashtë, kur të dilni në jetë. A e vutë re, se unë shkrova nëntë veprime të sakta, por askush nuk më tha se isha i zoti; të gjithë qeshët dhe më kritikuat për një gabim të vetëm…

Ky pra, është mësimi i sotëm: Askush nuk do t’ju vlerësojë për gjithë gjërat e mira që do të bëni, por do t’ju kritikojnë gjithmonë për një gabim të vetëm që do të bëni…”

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Abonohu në Bubrreci TV

Exit mobile version