Ju nuk mund t’ia mundësoni vetes asgjë më të mirë se një banjë.
Ditët e ftohta gri janë duke ardhur, dhe mënyra më e mirë për t’u ngrohur është, pa dyshim, një banjë e ngrohtë.
Ju nuk keni nevojë të shkoni në llixhat e shtrenjta për këtë ritual relaksimi, transmeton Telegrafi.
Ju mund ta relaksoni plotësisht trupin tuaj në shtëpinë tuaj.
Shtoni gjysmë litër qumësht në një vaskë të mbushur me ujë. Kleopatra e dinte për përfitimet e banjave me qumësht, përse të mos i provonit edhe ju?
Për ta bërë kënaqësinë të plotë, shtoni disa pika vaj livande dhe 2-3 degë kanelle.
Qumështi zbut lëkurën, njëkohësisht duke e bërë atë më rezistues, ndërsa vaji i livandës rrit vetitë relaksuese të banjës.
Kanella do të largojë toksinat nga trupi, dezinfekton lëkurën dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.
Burimi: /Telegrafi/