Home RECETA DHE GATIME Ëmbëlsira Ëmbëlsirë me griz

Ëmbëlsirë me griz

0

Përbërësit për petat:

100 gr margarin

1 vezë

3 lugë mjaltë(60 gr)

2 lugë kakao

50 ml qumësht

270 gr miell

1 lugë e vogël sodë bikarboni

Përbërësit për kremin:

500 ml qumësht

4 lugë sheqer

4 lugë(60 gr) griz

50 gr çokolatë e bardhë

Përgatitja:

Përziejmë miellin me sodën.

Në një enë tjetër përziejmë margarinën, vezën, mjaltën, qumështin dhe kakaon. Kësaj mase i shtojmë miellin ngadalë dhe e përziejmë me dorë deri të formohet një brum i cili nuk ngjitet për duar.

Brumin e ndajmë në 2 pjesë.

Fillojmë me përgatitjen e kremit.

Në një enë e qesim qumështin që të vlojë. Posa të filloj të vlojë, e shtojmë sheqerin dhe grizin. E ziejmë deri të trashet grizi.

Largojmë nga zjarri dhe i shtojmë çokoladën e coptuar. E përziejmë kohë pas kohe që të shkrihet çokollada.

Dy pjesët e brumit i hollojmë në madhësinë e tepsisë që do e pjekim ëmbëlsirën (25-30cm).

Në tepsi shtrojmë letër kuzhine, mbi të e qesim njërën petë të cilën e shpojmë me pirun. Pastaj, e qesim kremin e ftohur.

Mbi krem qesim petën tjetër të cilën e kemi shpuar më herët me pirun. Shtypim pak me dorë që të ngjitet peta me kremin.

Embëlsirën e pjekim në temperaturë rreth 180°C.

Embëlsira duhet të lihet ashtu tërë natën që të zbuten petat. Mbi zbukurohet me sheqer pluhur.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version