Bubrreci TV — Këngë shqip për fëmijë. Shiko në YouTube.
Home PËR GRATË Jeta ime Femrat më pak të prira të rriten në pozitë pas shtatzanisë

Femrat më pak të prira të rriten në pozitë pas shtatzanisë

0

Femrat janë dukshëm më pak të prira sesa meshkujt që të rriten në punë pasi të lindin fëmijë, sugjerojnë hulumtimet e reja.

Raporti i publikuar së fundi nga ekspertët britanikë ka zbuluar se vetëm 27.8 për qind e femrave janë të vetë-punësuara apo punojnë me orar të plotë tri vite pas lindjes, krahasuar me 90% të meshkujve – transmeton Telegrafi.

Të dhënat po ashtu tregojnë se femrat që rikthehen në punë pas pushimit të lehonisë janë 66% më pak të prira të rriten në pozitë gjatë pesë viteve të ardhshme, krahasuar me meshkujt.

Veç kësaj, 17% e femrave e lënë punën gjatë pesë viteve pas lindjes, krahasuar me vetëm 4% të meshkujve.

Hulumtuesit kanë treguar se femrat ende vuajnë ekonomikisht si rezultat i përgjegjësive që i kanë si prind. 

Burimi: /Telegrafi/

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Abonohu në Bubrreci TV

Exit mobile version