Gruaja dhe burri ishin duke parë televizor kur ajo thotë, “Jam e lodhur, është vonë, mendoj të shkoj në shtrat”.
Shkon në kuzhinë dhe filloi të pregatisë paninet për të nesërmen. Sistemoi tasat për mëngjesin, nxori mishin nga ngrirja për drekën e nesërme, kontrolloi qesen e drithrave, mbushi enën e sheqerit, vendosi lugët dhe gotat në tavolinë për mëngjesin e nesërm.
Më pas hapi rrobat e lagura në tharëse, vuri ndërresat e palara në lavatriçe, i hekurosi një këmishë të shoqit për nesër, qepi një kopës, rregulloi lodrat që fëmijët kishin lënë mbi tavolinë, vuri telefonin në karikim, vuri zilen për të nesërmen, lau enët e darkës.
Ndërsa po shkonte te drejt dhomës së gjumit, ndaloi afër tavolinës së shkrimit për të firmosur një provim, numëron lekët që i duheshin për të nesërmen, mer një bllok poshtë karriges dhe shënon aty tre gjërat më të rëndësishme për të bërë.
Shkon në banjë, lan fytyrën, dhëmbët, lyhet me kremin anti rrudhë, lan duart, kontrollon thonjtë dhe vë në vendin e vet peshqirin.
“Mendova se ishe në gjumë”, i thotë i shoqi.
“Po shkoj” i përgjigjet ajo.
Hedh pak ujë në tasin e qenit, nxjerr jashtë macen, mbyll portën dhe ndez dritën jashtë. Hedh një sy në dhomën e fëmijëve, ngre një bluzë të hedhur përtokë, heq çorapet dhe i hedh në kosh, dhe bisedon me njërin nga fëmijët që akoma është zgjuar.
Më në fund në dhomën e saj. Nxjerr nga dollapi rrobat dhe sandalet për të nesërmen, vesh rrobat e gjumit, kontrollon edhe njëherë zilen e mëngjesit dhe më në fund në shtrat.
Në të njëjtin moment burri fik televizorin dhe thotë, “Gati për gjumë!”
Shkon në banjë, urinon, dhe duke parë veten e tij në pasqyrë thotë, “Aiii, kush rruhet nesër” ….dhe pa asnjë mendim tjetër shkon dhe bie në gjumë.
Respekt dhe dashuri për të gjitha gratë dhe nënat!