Përgjegjësia e prindërve është që ta mësojnë fëmijën të sillet të mirë. Fëmijët më mirë mësojnë nëse i tregoni shembull personal.
Sjellja e caktuar nuk është e pranueshme nën asnjëfarë kushtesh. Nuk duhet të lejohet zgjedhje nëse bëhet fjalë për çfarëdo gjëje e cila e kërcënon shëndetin/sigurinë e fëmijës ose ardhmërinë e tij. Për shembull fëmija i sëmurë duhet të marrë barëra.
Fëmija i vogël nuk guxon të luajë në rrugë, ose tinejxheri nuk guxon të vozitet me vozitës të dehur. Fëmija nuk duhet të ikë nga shkolla. Shkolla e përgatit që të mund të punojë dhe fitojë për jetën, gjegjësisht bëhet fjalë për ardhmërinë e tij, transmeton Telegrafi.
Për sjellje të caktuar mund të bisedohet, për shembull a do t’i lyejë flokët ose a do ta rregullojë krevatin etj.
Çfarë duhet të prisni?
- Fëmijët dallohen në sjellje në varësi nga mosha e tyre dhe nga personaliteti. Bëhuni i drejtë dhe real në raport të asaj se çfarë prisni nga ata.
- Thuajini fëmijës çfarë prisni prej tij. Instruksionet duhet të jenë të qarta dhe nuk duhet të hiqni dorë nga ato.
- Mos kërkoni nga fëmija juaj të bëjë diçka, kështu që do t’i lini rast të thotë jo. Në vend që të pyesni ”a je i përgatitur për në krevat?” thoni: “koha është që të përgatitesh për në krevat”.
- Më parë ia bëni me dije për atë që prisni prej tij, për shembull “në 5 minutat e ardhshme, është koha që t’i mbledhësh lodrat”.
- Bëni një listë të shkurtër të rregullave. Ndihmoni fëmijës suaj t’i kuptojë rregullat dhe vërtetoni qartë çfarë do të ndodhë po qe se i thyen ato.
- Stimuloni pavarësi. Lejoni që punët rutinore fëmija t’i bëjë vetë.
- Hartoni plan ditor dhe përmbahuni atij. Në të, le të jetë e përfshirë shkolla, të luajturit, detyrat shtëpiake, TV, ushqimet, pastrimi dhe të fjeturit.
- Adoleshenca është periudhë e veçantë. Adoleshentët duhet të trajtohen në mënyra të ndryshme nga fëmijët e vegjël.
Si të veproni nëse fëmija nuk sillet mirë?
Mundohuni t’i sqaroni fëmijës se si duhet të sillet. Përdorimi i dënimit fizik siç është të rrahurit është më pak efikase. Ajo mund ta ndalojë sjelljen e keqe, por nuk do ta mësojë fëmijën të sillet mirë. Mundohuni në mënyrë tjetër ta disiplinoni fëmijën.
- Injoroni sjelljen e keqe. Fëmijët duan ta tërheqin kujdesin e prindërve të tyre. Bile edhe kujdesi negativ mund të veprojë në mënyrë stimulative. Në vend që t’i përgjigjeni, mundohuni ta injoroni sjelljen e keqe. Kushtoni rëndësi atëherë kur të fillojë të sillet mirë. Keni kujdes injorimi nuk është i lejuar nëse fëmija sillet në mënyrë të rrezikshme. Sjellja e tillë duhet të ndërpritet menjëherë.
- Përdorni dënimin me “përjashtim”. Thuajini fëmijës më përpara, cila sjellje do të dënohet me përjashtim (time-out). Time-out vepron mirë pas sulmeve të hidhërimit, kur fëmija krejtësisht e humb kontrollin ose nëse fëmija sillet në mënyrë agresive ose të rrezikshme. Bindeni se do ta dënoni me “përjashtim” nëse nuk sillet mirë. Mos u tërboni.
Nëse parabindja nuk vepron, dënojeni me time-out. Zgjidhni vend i cili është i mërzitshëm, por mos të veprojë në mënyrë frikuese. Për shembull, në karrige me fytyrë të kthyer kah muri. Çdoherë rrini në afërsi që ta shikoni, por mos i flisni.
Përdorni orë që të rrijë saktësisht sa keni paraparë. Koha duhet të jetë e shkurtë ( rreth një minutë për secilin vit të moshës). Nëse fëmija e lëshon vendin, kthejeni prapa dhe eventualisht filloni me numërimin e kohës, përsëri. Kur të mbarojë dënimi, mos i flitni për sjelljen e keqe. Më mirë është që t’i sqaroni se çfarë kërkoni nga ai ose lavdërojeni/shpërblejeni radhën tjetër kur të sillet mirë.
Si të veproni kur sillet mirë?
Shpërblejeni për sjelljen e mirë me lëvdata, shpërblime ose përkujdesje. Shpërblimi nuk duhet të blihet me të holla. Mund të jetë edhe një përqafim i thjeshtë ose t’i shtohet numri i përrallave kur e vini në gjumë, ose t’i përgatitni diçka speciale për të ngrënë.
Është mirë ta lini fëmijën që vetë ta zgjedh dhuratën. Mos i premtoni diçka të cilën nuk mund t’ia dhuroni. Potenconi nëse bën diçka të mirë.
Si ta përmirësoni sjelljen e fëmijës tuaj?
- Mundohuni që atë që doni ta korrigjoni ta arrini pa përdorur forcë. Le të duket si lojë, e jo si obligim. Për shembull, nëse duhet të shkojë në krevat, përdorni orën dhe thuajini të fshihet nën kuvertë para kalimit të kohës.
- Mësojeni në vetëkontrollin. Lejoni që të zgjedh mes obligimeve. Për shembull të zgjedhë cilin libër ta lexojë para se të flejë.
- Mos u mundoni që të korrigjoni çdo gjë përnjëherë. Zgjidhni një ose dy punë në të cilat duhet të punoni.
- Jepni fëmijës kohë që të mësojë. Sjellja ndryshon ngadalë. Për shembull, luteni që të luajë qetë, 10 minuta. Jepni lëvdata për të. Pas disa ditëve, rriteni këtë kohë në 15 minuta. Lavdërojeni vetëm nëse e ka realizuar kërkesën. Vazhdoni më tutje.
- Mund të formoni sistem të shpërblimit, nëse sillet mirë.
Burimi i informacionit: /Telegrafi/