Home LAJME DHE INTERVISTA Histori emocionuese ‘Mos e kërkoni lumturinë vetëm për veten…’

‘Mos e kërkoni lumturinë vetëm për veten…’

0

Një ditë të zakonshme në shkollë, një mësues solli me vete në shkollë disa tullumbace shumëngjyrëshe dhe i’u lut nxënësve qē t’i frynin ato dhe në një prej tullumbaceve të shkruanin emrin e tyre. Më pas, te gjitha tullumbacet u hodhën në koridor të shkollës, pasiqë mësuesi i përziu.

Mësuesi i dha secilit prej nxënësve nga 5 minuta kohë që të gjenin tullumbacen me emrin personal.

Të gjithë fëmijët tentuan që për 5 minuta të gjenin tullumbacen me emrin personal, mirëpo 5 minuta ishim shumë pak dhe në fund askush nuk kishte në dorë tullumbacën me emrin e vet.

Atëherë, mësuesi i luti që të marrin tullumbacen që kanë më afër dhe t’ia jepnin atij apo asaj, që e kishte emrin te shkruar në tullumbace.

Nuk kaluan as 2 minuta dhe secili kishte tullumbacen e vet në dorë.

Në fund mësuesi i’u shpjegoi nxënësve efektin e këtij eksprimenti:

Tullumbacet janë sikur lumturia, nuk do ta gjeni nëse e kërkoni vetëm për vete. Por, nëse të gjithë kujdeseni për njëri tjetrin, atëherë do të jetë shumë më e lehtë që ta gjeni lumturinë.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version