Home PËR GRATË Kujdesi për veten Antibiotikët a do të mund të zvogëlonin efektivitetin e pilulave kontraceptive?

Antibiotikët a do të mund të zvogëlonin efektivitetin e pilulave kontraceptive?

0

Me hulumtim është zbuluar që ekziston interaksioni midis antibiotikëve dhe kontraceptivëve hormonalë, gjë që potencialisht mund të zvogëlojë efektivitetin e pilulave kontraceptive.

Kjo do të thotë që femrat të cilat përdorin të dy llojet e ilaçeve njëherësh duhet patjetër të marrin masa shtesë kujdesi që të shmangin shtatzëninë e padëshiruar, tregoi një studim nga shkencëtarët britanikë të udhëhequr nga ekipi i Dr. Robin Ferner në Institutin e Shkencave Klinike, Universiteti i Birmingham.

Gjetjet e tyre tregojnë që marrja e antibiotikëve, bashkë me marrjen e llojeve të tjera të ilaçeve, shoqërohet me shanse deri në shtatë herë më të mëdha të shtatzënisë së paplanifikuar, transmeton Telegrafi.

Gjetjet janë rezultat i analizës së hollësishme të bërë në më shumë se 75.000 raste të përdorimit të antibiotikëve.

Konsiderohet që femrat të cilat njëherësh përdorin pilula kontraceptive dhe antibiotikë, si masë kujdesi duhet të përdorin edhe kontracepsionin, siç janë prezervativi dhe supozitorët spermicidë dhe shkuma.

Dr. Jennier Wu, gjinekologe nëspitalin Lenox Hill, New York, konsideron që “mjekët me pacientet e tyre do të duhej të bisedonin mbi përshkrimin e recetave të reja për antibiotikë dhe lidhur me të a mund ata të ndikojnë në efektin e pilulave kontraceptive”.

Bazuar në rezultatet e publikuara në revistën profesionale BMJ Evidence Based Medicine, Wu beson se “mjekët duhet të diskutojnë me pacientët e tyre për përshkrimin e recetave të reja me antibiotikë dhe nëse ato mund të ndikojnë në efektivitetin e pilulave kontraceptive”. 

Burimi: /Telegrafi/

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version