Rreth 10 nga 100 femra në SHBA kanë vështirësi të mbesin shtatzënë, sipas statistikave.
Trupi i njeriut vepron në mënyra të mistershme kur bëhet fjalë për krijimin e një jete të re, por gjithashtu ka edhe faktorë të caktuar që mund të ndikojnë në shanset e ngjizjes.
Ndonjëherë, gjërat më të zakonshme mund ta ulin pjellorinë dhe t’jua ulin shanset për të mbetur shtatzënë.
Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej gjërave që, sipas ekspertëve, i ulin shanset për të mbetur shtatzënë.
- Ushtrimet e tepërta
- Niveli i lartë i stresit
- Mosha (në vitet e 20’ta, femra ka 25-30% shans të mbetet shtatzënë. Ky probabilitet zvogëlohet në 5% pas moshës 40 vjeçare)
- Mbipesha apo nënpesha
- Ekspozimi ndaj kimikaleve të caktuara kozmetike apo atyre të pastrimit
Si t’i rrisni shanset për të mbetur shtatzënë?
- Bëni joga
- Kujdes me produktet që i përdorni në zonën vagjinale
- Ushqehuni shëndetshëm
- Shtoni acid folik, zink, acide yndyrore omega-3 dhe hekur në dietën tuaj
- Pini më pak kafe.
Burimi: /Telegrafi/