Home PRINDËRIMI Reagimi i një nëne: Kujdes nga xheli dezinfektues me alkool!

Reagimi i një nëne: Kujdes nga xheli dezinfektues me alkool!

0

Pas pasojave të rënda që fëmiu i saj kishte nga përdorimi i xhelit me alkool, një nënë nga Brazili publikoi këtë reagim në rrjetet sociale:

Do të doja të bëja një paralajmërim për të gjithë prindërit sa i përket fëmijëve të tyre, e madje edhe për vet të rriturit sa i përket përdorimit të xhelit dezinfektues me alkool.

Të premten Bento shkoi t’i pastronte duart me xhel alkooli të firmës Assepgel e cila përmabn 70% alkool. Kur shtypi valvulën i dha presion dhe përfundoi duke e spërkatur syrin e tij të djathtë. Ai filloi të qante aq shumë, saqë menjëherë vrapova dhe u mundova t’ia laj sytë me ujë të rrjedhshëm, duke e trajtuar si të ishte spërkatur me shampon apo sapun, mirëpo nuk i përmirësohej aspak. Ai vazhdoi të qante e madje filloi edhe të dridhej nga dhimbja dhe më kërkoi që ta dërgoj tek mjeku.

Pasi arritëm tek oftamologu, mjeku konfirmoi se kornea e syrit të Bentos ishte djegur pothuajse e gjitha, si rezultat i kontaktit me alkool, kështuqë kishte nevojë për qetësues për t’ia larguar të gjitha mbetjet nga syri, i cili u pastrua me përdorimin e ilaçeve të nevojshme (antibiotik në formë të pikave për sy dhe ilaçe kundër dhimbjes, meqë kishte shumë dhimbje). Madje, anesteziologu tha se nuk e di se si arriti t’i duroj gjithë këto dhimbje, meqë nuk ishin aspak të lehta.

Sot, pas tri ditësh nga trajtimi Bento vazhdon të ketë dhimbje, duke mos mundur ta hap syrin. Mirëpo, fatmirësisht shërimi ka dhënë rezultatet e para dhe dhashtë Zoti që pas pak ditësh të shërohet 100%.

Kjo ishte historia e përvojës së tmerrshme të vogëlushit tim, të cilën e ndava me ju me qëllim që të rritet vetëdija dhe fëmijët e tjerë mos ta përjetojnë të njejtën situatë.”

@bentomendessmirelli

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version