Periudha pas lindjes

0

4 informatat kryesore të kujdesit ndaj bebes që secili prind duhet t’i dijë 

Çiftet që bëhen prindër për herë të parë përballen më çështje dhe sfida nga më të ndryshmet, e të cilat është e nevojshme që të kuptohen dhe të trajtohen menjëherë nga ta. Duke qenë se lindja e fëmiut nuk vjen me udhëzime të shkruara, ne do të mundohemi që sadopak të ju përcjellim disa prej informatave kryesore që duhet t’i dini si prindër, kur është fjala për kujdesin ndaj bebit.

Larja e bebes: në ditët e para të lindjes, bebi juaj është ende me kordonin e kërthizës. Derisa kordoni i kërthizës të bjerë vet, e cila zakonisht ndodh një apo dy javë pas lindjes, preferohet që larja e bebit të bëhet me një sfungjer të butë dhe të pastër, duke pasur kujdes të shtuar gjatë pastrimit të zonës përreth kërthizës. Pastrimi delikat i pjesës së kërthizës me pëlhura apo shtupa sterile nga pambuku të lagura me alkool, mund të ndihmoj në tharjen e kordonit të kërthizës, mirëpo duke qenë që kjo është një pjesë shumë e ndjeshme tek bebet, patjetër sugjerohet të konsultohet pediatric i fëmiut tuaj dhe të veprohet në përputhje me udhëzimet e tij.  

Lindja me prerje cezariane: prerja cezarine zakonisht aplikohet për të mundësuar një lindje më të sigurtë për nënën apo për bebin. Lindjet me prerje cezariane mund të bëhen për arsye nga më të ndryshmet, përfshirë këtu shtatzanitë e rrezikuara, lindjet e komplikuara apo problem të tjera që lidhen direkt me bebin, e që mund ta vështirësojnë procesin e lindjes. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi nëse ke pasur lindje normale apo me prerje cezarine, ti sërish mbetesh një nënë e bekuar me dhuratën më të bukur në botë.

Rrethprerja apo bërja synet: Shumë mjekë rekomandojnë bërjen synet të fëmijëve, sidomos duke pasur parasysh faktin që kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infeksioneve urinare dhe në eliminimin e pothuajse çdo mundësie të prekjes nga kanceri i penisit.

Vdekja nga SVPF (SIDS): një rrezik tjetër që e shoqëron bebin në periudhën menjëherë pas lindjes, vjen si rezultat i Sindromit të Vdekjes së Papritur Foshnjes (e njohur në gjuhën angleze si SIDS – Sudden infant death syndrome). Edhepse akoma nuk dihet burimi i këtij sindromi, studimet e bëra në këtë drejtim kanë gjetur një lidhje në mes të SVPF dhe fakteve si në vijim:

  • Bebet e gjinisë mashkullore kanë shumë gjasa të vdesin nga SVPF se ato të gjinisë femërore;
  • Lindjet e parakohshme rrisin gjasat e prekjes nga ky sindrom;
  • Si më të prekur, gjithashtu konsiderohen fëmijët që i përkasin pakicave;
  • Numër më madh i rasteve që pësojnë nga ky sindrom, vijnë nga fëmijët e nënave të reja dhe beqare; si dhe
  • Fëmijët që jetojnë në një shtëpi me një apo më shumë persona duhanpirës.

Kemi disa deklarata të pediatërve që rekomandojnë gjumin e bebeve në shpinë, për të ulur rrezikun e prekjes nga SVPF, mirëpo arsyet prapa kësaj janë pjesë e një debate të gjerë në mes të ekspertëve shëndetësor. 

Në anën tjetër, kemi disa individë që thonë se nëse fleni bashkë me fëmiun tuaj, ulni rrezikun e SVPF, teori me të cilën nuk pajtohet Akademia Amerikane e Pediatërve, të cilët madje thonë se ekziston një rrezik më i lartë i prekjes nga SVPF për fëmijët që e bëjnë gjumin bashkë me dikë tjetër. 

Për çdo shqetësim për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet që patjetër të konsultoheni me pediatrin!

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version