Rrathët e syve nuk janë asnjëherë tërheqës dhe gjithmonë të shtojnë lodhjen apo pamjen prej të sëmure
Çdo grua vuan nga rrathët e zinj të syve, sidomos pas një dite të lodhshme pune, pas shumë orëve në kompjuter, me gjithë përdorimet e shumë kremrave të shtrenjtë.
Sigurisht, gjithmonë mund të përpiqesh “t’i fshehësh” rrathët që mund të të krijohen, por këtu janë tri mënyra trajtimi në kushte shtëpie që mund të të ndihmojnë të arrish rezutatin që do.
Vaj bajame
Është një mënyrë natyrale që gjendet në kremrat më të shtrenjtë të syve. Një masazh i rrathëve me vaj bajamesh para se të flesh dhe t’i mbash ashtu derisa në mëngjes. Kjo do ta mbajë fytyrën të hidratuar në çdo kohë.
Lëng patatesh
Patatet kanë aftësi natyrore të zbardhin lëkurën. Një patateje të prerë përgjysmë (ose në disa copa të mëdha) thithja lëngun me një pambuk. Mbaje pambukun poshtë syve për 10-15 minuta dhe pastaj shpëlaje fytyrën.
Ujë trëndafili
Është mjaft i mirë për fytyrën, sepse ka aftësi për ta zbutur dhe për ta rigjeneruar. Një pambuk të pastër lëre për disa minuta në ujë me gjethe trëndafili dhe më pas vendose në sy për 15 minuta.
Burimi: /Telegrafi/