Home PËR GRATË Jeta ime ‘U ula në tokë dhe nisa të qaj. Qava sepse e gjitha...

‘U ula në tokë dhe nisa të qaj. Qava sepse e gjitha kjo do të më mungojë në ditë…’ – nga zemra e një nëne!

0

“Disa ditë më duket se nuk ia dal dot me gjithë ato rroba të palara, enë dhe rrëmujën në shtëpi.

Por sot ndjeva një kënaqesi pasi vura djalin në gjumë, dhe sërish u gëzova kur i lexova librin e preferuar vajzës sime dhe atë e zuri gjumi afër meje. Po aq e lumtur u ndjeva edhe kur bashkëshorti më dha puthjen e natës së mirë.

Kalova pak kohë sot duke pastruar dhomën e ndenjës. Pasi e përfundova, u ula në tokë dhe nisa të qaj. Qava sepse e gjitha kjo do të më mungojë në ditë.

Do më mungojnë shumë ato perimet që bien nga karrigia e ushqimit të djalit dhe ngjiten pas lodrave të tij në tokë.

Do të më mungojë edhe ajo pasiguria teksa kontrolloj çdo cep të tokës se mos vajza e madhe ka lënë ndonjë lodër me të cilën djali mund të mbytet.

Do më mungojnë shumë ato shenjat e gishtave të vegjël të përlyer me kos e të ngjitura nëpër dyer e dritare.

Do të më mungojë edhe kërkesa e tyre për të fjetur me ta çdo naë, derisa t’i zërë gjumi dhe më pas unë të rrëshkas në dhomën time të fjetjes.

Shumë shpejt aq sa pa e kuptuar do të mbetemi vetëm me një kuti të vogël lodrash, të cilën do ta ruajmë për nipërit tanë e do të luajmë me ta kur të vijnë të na vizitojnë.

Bashkë me fëmijët tanë do të përpiqemi t’i mbledhim sërish për të pastruar dhomën. Dhe përsëri unë do të qaj sikurse bëra sot, teksa do të kujtoj ditën kur mblidhja lodrat e fëmijëve të mi.”

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version