A është xhelozi apo garë për vëmendje më të madhe?
Le ta marrin shembullin e tre prej piktorëve më të njohur të të gjitha kohërave: Velazquez, Picasso dhe Van Gogh. Tre piktorë të kompletuar, por, secili nga ta me stile unike. Në secilën prej veprave të tyre, shikuesi admiron aspekte të ndryshme, si kreativitetin, ndjesinë, realizmin, teknikën. Secila pikturë e ka vlerën e saj dhe është e pamundur të bësh krahasimin mes tyre. Secila punë është e vlefshme shikuar nga aspekte të ndryshme dhe secili prej neve do t’i admironte pikturat nga perspektiva të ndryshme.
E ne këtë kuptim, ne nuk mund ta duam secilin prej fëmijëve tanë në të njejtën mënyrë. Secili fëmijë është art në vete. Tek secili prej tyre i kemi pritshmëritë dhe iluzionet tona. Madje, secilin prej nesh, të qenit ndryshe nga të tjerët na bën të ndjehemi në mënyrë të veçantë dhe pikërisht për këtë secilit person duhet t’i dhurohet dashuri në mënyrë personale dhe unike.
Madje, t’i duash të gjithë fëmijët në të njejtën mënyrë, do të ishte e padrejtë për ta. Çka do të ndodhte me fëmiun që shkakton më shumë problem? Apo me atë që është më aktiv, atë që bën më shumë gabime apo tjetrin që i duhet më shumë kohë për të mësuar? Për cilin keni më së paku ndjeshmëri apo me cilin e keni më të vështirë të komunikoni?
Është shumë normale ta duash secilin ndryshe, jo më shumë e as më pak – thjeshtë ndryshe. Mendoje si një pikturë ndryshe nga të tjerat, e ngjyrosur me një stil dhe teknikë ndryshe, të cilën duhesh ta admirosh nga këndvështrimi i duhur.
Fëmijët kanë nevoja të ndryshme, prandaj edhe nuk bën ta trajtojmë secilin njësoj. Njëri mund të ketë nevojë për më shumë kujdes dhe përqafime; tjetri mund të kërkojë më shumë përkushtim nga ana jote ose më shumë fleksibilitet.
Mos e bleni asnjëherë të njejtën dhuratë për të gjithë apo të shpenzoni të njejtën sasi të parave për secilin, e as të bëni aktivitetet e njejta me ta. Për shembull, një ditë njëri fëmijë mund t’ia bleni një libër, e pas disa ditësh tjetrit një komplet me lapsa. Një javë mund të shkosh më njërin në bibliotekë, e javën tjetër ta kaloni duke luajtur me tjetrin në shtëpi.
Mundohuni që çdo ditë t’ia thoni nga një fjalë të mirë dhe pozitve fëmiut tuaj për veten e tij, qoftë për veshjen e tij apo ndonjë sjellje të mirë që e ka bërë. Bëni gjithçka që do ta tërheqte vëmendjen e tyre për të mirë dhe t’i bëjë të ndjehen të vlerësuar.