Home LAJME DHE INTERVISTA Histori emocionuese A e keni ndjerë ndonjëherë që i’u është bërë e padrejtë?

A e keni ndjerë ndonjëherë që i’u është bërë e padrejtë?

0

Historia që e shpjegon më së miri pse drejtësia shpeshherë vonon

E pyeti profesori i lëndës “E Drejta Ligjore” njërin nga studentët, si e ke emrin?

Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë: Dil jashtë, pa asnjë arsye!

Studenti bëri përpjekje për t’a mbrojtur veten por e kot, doli jashtë duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij ndërsa studentët e tjerë të gjithë heshtën.

Profesori filloi prapë ligjërimin, tani me një pyetje drejtuar studentëve, pse vendosen rregullat e ligjeve…?

Njëri nga të pranishmit tha: Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!

Një tjetër tha: Për t’u zbatuar…

Një tjetër tha: Për të mos i bërë padrejtësi, i forti të ligut!

Profesori tha: Mirë, por vetëm kaq s’është e mjaftueshme!

Njëri nga të pranishmt tha: Deri sa të realizohet drejtësia.

Profesori tha: Po, kjo është përgjigjja, tani çfarë është dobia e drejtësisë?

Njëri tha: Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t’i bëhet asnjërit padrejtësi.

Profesori u thotë: Tani përgjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxorra nga salla?

Të gjithë njëzëri thanë: PO!

Profesori i hidhëruar tha: Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin t’i zbatojmë ato…?!

Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!

Pastaj profesori ftoi studentin që e nxorri jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:

“Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet ta realizoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!”

[Dr.Tarik Suvejan]

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version