Home FËMIU IM Preokupimi me peshën e lindjes?

Preokupimi me peshën e lindjes?

0

Nga RAZIJE MUSA

Të dashura nana,

Shumë gra shtatëzëna më pyesin se çka të bëjnë e sa të hajnë për të lind fëmijë me peshë më të madhe.

Unë them se pesha normale është prej atëherë kur fëmija nuk ka nevojë të trajtohet në inkubatorë.  Shumica e bebeve që lindin mes javës 37-40 kanë peshë nga 2.500 deri në 4kg dhe gjithcka është brenda normave.

Nuk është në rregull të hani për dy persona me qëllimin për ta trashë beben. Ju duhet të hani shëndetshëm e të mos shtoni më shumë se 15 kilogramë. Mua më duket jo normale të dëgjoj nana që me krenari flasin se kanë lindur fëmijë mbi 4 kg e të dëgjoj nana që thonë e kam lindur fëmijën e vogël 2.900 kg, kur kjo peshë është e pranueshme.

Jo, mësohuni ta kuptoni që ka rëndësi shëndeti e jo pesha, ka rëndësi të hani shëndetshëm e jo shumë e çdo gjë. Leni mburrjet e panevojshme për peshën e fëmijëve. Asnje njeri nuk është i njejtë prandaj asnjë fëmijë nuk lind njësoj.

Ju bëjë apel të fokusoheni në shëndet e jo në kilogramë në lindje e as pas saj. Një fëmijë me peshë normale mund të ju ulë shanset për operacion cezarian por edhe lindja vaginale do të jetë më e lehtë.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version