Home PËR GRATË Jeta ime Këshillat e David Niven për një martesë të lumtur!

Këshillat e David Niven për një martesë të lumtur!

0

Mos e krahasoni bashkëshortin/en me të tjerët. Fakti që ju e krahasoni, nuk bën që ai/ajo të ndryshoj.

Mos u mashtroni nga “dashuritë e mëdha”. Mos prisni të jetoni dashurinë që tregohet nëpër libra dhe përralla. Gjejeni lumturinë tek bashkëshorti/ja juaj.

Gjeni hapësira të përbashkëta. Mundimi për të përparuar në karrierë dhe punët e përditshme, e zbeh lidhjen. Hapësirat e përbashkëta do ju rrisin komunikimin pozitiv me bashëkshortin/en.

Mos prisni që bashkëshorti/ja juaj t’ju lexoj çfarë keni ju në mendje. Kjo nuk është diçka e lehtë, vetëm njerëzit që kanë marrë një edukim të duhur dhe të përshtatshëm mund të lexojnë mendimet. Nuk ka shancë ta kuptoj vet se sa i/e mërzitur je ti, nëse ti nuk flet! Mund ta ndjejë, por nuk mund tjua lexoje mendimet. Nëse nuk i tregoni për ndjejat tuaja të mira apo të këqija, do të mbeteni vetëm. Mos e akuzoni atë pse ju lë vetëm, por, duhet të flisni!

Mos u bëni të nxituar, kini durim. Nuk mund ta gjeni veten midis lumturisë sapo të martoheni apo pasi ka kaluar pak kohë! Prisni te formohen disa zakone dhe një lloj afërsie. Nuk janë të pakta ato çifte që e kanë zbuluar njëri-tjetrin pas 15-20 vjetësh martesë dhe janë bërë mish e thua. Martesa është durim, respekt, mirëkuptim, tolerancë, sacrificë.

Përmirësoni anën tuaj humoristike. Humori ju ndihmon të kapërceni një ditë të kaluar keq.

Kaloni kohë me bashkëshortin/en tuaj, sado e paktë të jetë ajo. Martesat e lumtura nuk maten nga sasia e kohës që kalojnë bashkëshortët me njëri tjetrin, por, nga cilësia e saj.

Fokusohuni tek e ardhmja jo tek e kaluara. Një martesë e lumtur mund të ndërtohet vetëm drejt të ardhmes. Hidhni hapin duke pare qe tani foton e familjes tuaj.

Të jesh i hapur është thelbi. Mirë keq, cfarëdo që të jetoni, duhet ta ndani me bashkëshortin/en tuaj. Mos e mbani për brenda, pasiqë duke ndarë të vërtetën brenda jush, ndani jetën. Lidhja që do të formohet midis jush, do t’ju ndihmojë të kapërceni problemet.

Bëhuni mik me bashkëshortin/en tuaj. Supozoni se do të dilni në një udhëtim të gjatë me makinë qe do të zgjas me vite. Do të bëheshit miq të ngushtë. Martesa nuk funksionon falë emocioneve dhe pasioneve te përkohshme, por, falë miqësisë e respektit reciprok. Një lidhje që shkon deri në parajsë, i është borxhli një themeli të mirë miqësie.

Lumturinë në fillim kërkojeni tek vetja. Jeni njeri që ngjallni humor apo telashe tek njerëzit rreth jush? Ku i dihet, mbase martesa juaj e palumtur është rrjedhojë e palumturisë tënde. Mos ja faturoni këtë bashkëshortit/es tuaj, pasiqë do e pësoni keq!

Mos e vlerësoni më shumë paranë se sa duhet. Paraja sigurisht që është e nevojshme, por, nëse duhet të bëni lëshime, atëherë bëni lëshime nga paraja, jo nga lumturia.

Jepini rëndësi bashkëshortit/es tuaj. Për fat të keq, nuk do të jetoni një martese ku përputhen ngjyrat, shijet, mendimet e juaja. Lërini këto fantazi boshe. Anët e kundërta e mbajnë gjallë lidhjen, ekziston e vërteta që i hap rrugë zhvillimit dhe të largon nga ndjesia e mpirjes. Tregojini bashkëshortit/es tuaj që i jepni rëndësi me gjithë mospërputhjet e mundshme – në këtë mënyrë do të formoni një komunikim të shëndetshëm.

Lëreni hetuesin dhe avokatin e vetes. Meraku, krahasimi, fajësimi herët a vonë do të kthehet në sherr. Mos hyni në një qorrsokak të tillë.

Besoni se nëse përpiqeni dhe bëni kujdes, do të bëheni të lumtur. Sido që të jetë situatë që ju ndodheni, besojini vetes që mund ta ktheni familjen tuaj në një parajsë të vogël.

Qëndroni larg ndikimit të rrethit shoqëror. Një botë e krijuar nga dy veta, komunikimi, energjia që ekziston midis të dyve nuk mund ta kuptojnë kurrë palët e treta. Askush nuk mund ta di me mirë se ju se për çfarë keni seriozisht nevojë dhe çfarë vlerësoni ju vërtet. Njerëzit janë më negative ndaj lidhjeve të të tjerëve se ndaj lidhjeve të veta. Dmth njerëzit ku ju përplaseni dhe kërkoni mend, janë më të aftë të shohin anët negative sesa ato pozitive të lidhjes tuaj.

Mos tju zë paniku vend e pa vend. Pyetjet si “Cfarë njeriu është në të vërtetë?; Do i përjetoj të njetat gjëra si në të kaluarën?” – thjesht shkatërrojnë lumturinë, nuk ju çojnë gjëkundi.

Mos sillni punën në shtëpi. Sigurisht që nuk mund të përdorni një tru të dytë, por, në përfundim të ditës tuaj të punës, puna juaj duhet të mbes e gjitha në punë. Në punë mendoni punën dhe në shtëpi mendoni bashkëshortin/en .

Falni! U lënduat dhe ju kërkoi falje – edhe sikur të vuani shumë, faleni që një ditë edhe ju të faleni.

Mjaft e kërkuat perfeksionin. Një nga arsyet kryesore të martesave të palumtura është mendimi “Mund të jetoj diçka më perfekte se kjo!“. Termi “martesë perfekte“ nuk ekziston dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë. Ekziston ‘martesë e mirë” dhe “e shkëlqyeshme”. Prandaj, në vend që të kërkoni një njeri që është në një mendje me ty, ose njeriun që do të ju bëjë të lumtur në çdo moment, kërkoni njeriun me të cilin mund të ujisni së bashku një lidhje që ju plotëson. Dijani vlerën njeriut që e keni në krah sa akoma kjo nuk ju është bërë luks.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version