Në përgjithësi fëmijët kanë shumë ambicie dhe tendenca për të bërë veprime të ndryshme dhe janë prindërit ata që e thonë fjalën e fundit në shumicën e rasteve. Qoftë përgjigje negative apo pozitive, është shumë e rëndësishme mënyra se si ju e transmetoni atë tëk fëmiu.
Nëse vazhdimisht i përgjigjeni fëmiut tuaj vetëm me “JO” dhe i qaseni negativisht, atëherë kjo mund të ketë disa pasoja:
- Mund të ndikojë negativisht në vetëbesimin e tyre, duke e ngritur ndjenjën e pafuqisë dhe ankthit
- Mund ta rrisë dëshirën e tyre për të ju sfiduar
- Mund të ndjehen sikur po ‘i’a preni krahët’
- Mund ta detyroni që të fillojë të mos ju bindet
- Do të ndikoni që ata të tërhiqen nga marrja e iniciativave
Edhe në rastet kur mendoni se më e arsyeshme është që fëmiut t’i thuhet “JO”, më mirë do të ishte që këtë t’ia transmetoni me gjuhë më të butë.
Mund të filloni duke zëvendësuar JO-në me ndonjë kusht apo detyrë që prisni nga fëmiu juaj ta realizoj.
Për shembull, kur fëmiu ju pyet:
A mund të shikoj TV?
Ju mund ta zgjedhni mënyrën se si t’i përgjigjen, e që gjithmonë rekomandohet ajo Pozitive:
- Negative: Jo, sepse nuk e ke pastruar dhomën.
- Pozitive: Po, menjëherë pasi e pastron dhomën.
MOS HARRONI dy rregullat e arta:
- Refuzimi i kërkesës së fëmiut tuaj me qasje pozitive, e rrit mundësinë dhe dëshirën për të bashkëpunuar me ju dhe ta pranojë vendimin tuaj me lehtësi.
- Kur vendosni ta refuzoni kërkesën e fëmiut tuaj, gjithmonë duhet t’ia tregoni edhe arsyen pse – njësoj sikur që do të veproje me një të rritur. Nuk ka pse të jetë ndryshe.