Nga Razije Musa
“Shumë herë e kam cekur të mos i jepni bebës qumësht formulë nëse beba i ka këto simptome:
- po qanë e po i shtin duart në gojë;
- nuk ka shtu peshë – bëni krahasime me bebet tjera;
- tërë natën ka qajtur;
- nuk kam gji të mjaftushëm.
Të gjitha këto komponente janë normale. Dihet se beba e posalindur e ka lukthin sa një qershi. Pra, nuk ka nevojë për qumësht shtesë, mjaftojnë disa pika kulloshtra për me e ndje veten të ngopur.
Gradualisht lukthi i bebës rritet dhe juve ju vjen ma shumë gji.
Asesi mos filloni me shtesë në ditët e para, sepse ka mundësi që beba me e refuzu gjinin, ngaqë prej shishes është ushqimi ma i lehtë për konsumim, pastaj mos u ankoni që beba po ma refuzon gjinin po edhe ma pak po kam gji.
Natyrisht do të keni më pak gji sepse nuk e ke lanë bebën të thithë non-stop që ta stimuloj qumështin e gjirit.
Po ashtu, mos u shqetësoni nëse beba nuk ka shtuar peshë sepse dy javët e para pas lindjes beba humbë peshë trupore deri 10% (10 përqind) të peshës, mjafton që beba të filloj të shtojë peshë.
Nëse beba urinon mjaftushëm, është një sinjal që beba po ushqehet mjaftushëm.
Pra, me shtesë të qumështit formulë, mundet me ju udhëzu/ këshillu kur të fillohet vetëm pediatri ose një mami e cila ka përvojë me fëmijë pas lindjes.”