Home Shtatzania Përjetimet dhe kujdesi para lindjes Çfarë duhet të dini për hCG-në, hormonin e shtatzanisë?

Çfarë duhet të dini për hCG-në, hormonin e shtatzanisë?

0

I njohur ndryshe si hormoni i shtatzanisë, gonadotropina korionike e njeriut (hCG) është një lloj hormoni që prodhohet në sasi të mëdha gjatë shtatzanisë, me nivele që ngjiten gjatë 8 deri në 11 javëve të para të shtatzanisë.

Ky hormon mund të zbulohet në urinën e grave me teste të thjeshta shtatzanie që mund të bëhen edhe në kushtet e shtëpisë.

Sidoqoftë, gratë shtatzëna nuk janë të vetmet që e prodhojnë atë. Disa kancere dhe gjendje të tjera mjekësore mund të bëjnë që gratë dhe burrat të prodhojnë nivele të moderuara deri të larta të hCG-së.

Roli i hCG-së në shtatzani

“HCG-ja në formën e saj të rregullt prodhohet ekskluzivisht nga një grua shtatzënë nga qelizat speciale të cilat bëhen pjesë e placentës, të quajtur syncytiotrofoblast. Ato janë arsyeja pse ne e shohim këtë hormon në nivele kaq të larta në shtatzani”, thotë Dr. Kristina Mixer.

Ajo sqaron se gjatë shtatzanisë, roli kryesor i hCG-së është të mbështesë prodhimin e hormonit të progesteronit nga vezoret derisa placenta të formohet sa duhet dhe mund të prodhojë sasi të mjaftueshme të progesteronit në vetvete.

Kjo është e rëndësishme sepse progesteroni është absolutisht thelbësor për riprodhimin e shëndetshëm.

Është përgjegjës për lehtësimin e lidhjes së suksesshme të embrionit brenda zgavrës së mitrës, modulimin e sistemit imunitar për të parandaluar abortet, dhe për shtypjen e kontraktimeve të mitrës.

Pasi ta keni konceptuar shtatzaninë, trupi fillon të prodhojë hCG sapo një vezë e fekonduar futet në murin e mitrës, dhe zakonisht duhen edhe 8 – 14 ditë para se nivelet e hCG të ngrihen sa duhet për t’u zbuluar nga një test shtatzanie në shtëpi.

Shumica e testeve të shtatzanisë të urinës do të zbulojnë një shtatzani në kohën e periudhës tuaj të parë të humbur.

Burimi: /Telegrafi/

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Exit mobile version