Testet e ovulimit, varësisht nga lloji i tyre, mund të jeni edhe shumë të ngjashme me ato të shtatzanisë në aspekt të përdorimit të tyre. Mirëpo, të gjithave na ndodh të kemi dyshimet tona nëse jemi të sakta në leximin e duhur të rezultatit të testit.
Rezultati i testit të ovulimit varet direkt nga niveli i LH, i njohur si Hormoni Luteinizues, i cili kontrollon sistemin tuaj riprodhues. Fotografia në vijim, ilustron saktë tri rastet e mundshme të rezultateve, të cilat do t’i sqarojmë në vijim:
Pozitiv = Rritja e LH:
Nëse në test shfaqen 2 vija, derisa vija tek zona e testit (T) është e ngjashme ose me ngjyrë më të errët në krahasim me vijën në parametrin e kontrollit (C), LH-ja juaj është rritur dhe ju ka mundësi që të ovuloni në 12 deri në 36 orët e ardhshme.
Negativ = Nuk ka lëvizje në LH:
Edhe nëse në test shfaqen 2 vija, por intensiteti i ngjyrës në vijën që shfaqet në dritaren e provës (T) është më i zbehtë në krahasim me vijën në dritaren e kontrollit (C), niveli i LH në trupin tuaj nuk ka arritur pragun për të pasur një rezultat pozitiv. Gjithashtu, ka raste kur shfaqet vetëm një vijë në dritaren e kontrollit të testit (C), përderisa ajo (T) mbetet e zbrazët. Edhe kjo nënkupton që rezultati është negativ, pra niveli i LH mbetet i ulët, dhe preferohet që ju të vazhdoni me testimin e përditshëm.
Test i pavlefshëm:
Nëse nuk shfaqet asnjë vijë në testin e ovulimit, rezultati është i pavlefshëm. Vëllimi i pamjaftueshëm i mostrës ose performanca e gabuar e provës është arsyeja më e mundshme për një rezultat të pavlefshëm. Kjo mund të shkaktohet nga mos mbajtja e majës absorbuese në urinën tuaj për të paktën 5 sekonda. Nëse merrni një rezultat të pavlefshëm, urinoni direkt në majën absorbuese, që zakonisht vjen në formë të një shiriti të butë dhe të hollë (ose urinoni në një gotë sterile dhe zhyteni pjesën e butëtë shiritit ë urinën tuaj) për 5 sekonda shtesë dhe prisni 5-10 minuta. Lexoni përsëri rezultatet sipas udhëzimeve. Nëse ende nuk ka ngjyrë në dritaren e kontrollit (parametri matës), ose nëse ngjyra shfaqet vetëm tek dritarja e provës (parametri testues), atëherë testi është i pavlefshëm. Rishikoni udhëzimet dhe pastaj përsëriteni procedurën duke provuar me një test të ri.